LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në për pozicion bllokues në krijimin e një qeverie të opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht presioneve politike.

Ai u shpreh se partia e tij po vepron në përputhje me vullnetin e votuesve dhe me një qasje realiste ndaj situatës politike në vend.


“Sonte në Gjakovë, për kafe të vonshme. Mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve tanë e mes bashkëqytetarëve gjakovarë. I falënderova për mbështetjen e dhënë. Turneu i falënderimit vazhdon. U fola, i dëgjova, i sigurova për rrugëtimin tonë,” shkroi Abdixhiku.

Haradinaj: Kurti është realisht në opozitë, shpëtimi i tij është te LDK-ja
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti është realisht në opozitë, shpëtimi i tij është te LDK-ja

Ai iu kundërpërgjigj kritikëve, duke thënë se LDK nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se presioni vetëm sa e forcon partinë.

“Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bie. Ky presion veç po na forcon,” theksoi ai.

Kryetari i LDK-së la të kuptohet se vendimmarrja e partisë do të vijojë të bazohet në interesat e saj dhe të Kosovës, duke nënvizuar se politika e vjetër ndaj LDK-së është e “vdekur tashmë” dhe nuk do të rikthehet më./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori