LAJMI I FUNDIT:

​AAK: Qeveria të mos e neglizhojë formimin e task-forcës për energjinë elektrike

​AAK: Qeveria të mos e neglizhojë formimin e task-forcës për energjinë elektrike

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë realizuar takim me drejtuesit e KEDS-it, për çështje që ndërlidhen me energjinë elektrike. Ata me këtë rast kërkuan që Qeveria të mos e neglizhojnë formimin e task-forcës për energji elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri pas takimit, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin masa për furnizim stabil me energji elektrike për qytetarët.

“Ajo që neve na intereson është se çka duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës, çka duhet të bëjë Qeveria që të ketë rrymë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.


Tahiri shtoi se në takim kanë ngritur si shqetësim tri çështje për energjinë elektrike.

“Sot takuam drejtorin e KEDS-it nga i cili u informuam për punën dhe zhvillimin dhe përgatitjet për sezonin e dimrit. Ne ngritëm si çështje se sa është përgatitur KEDS-i në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike dhe çështja e dytë kishte të bëjë drejtpërdrejt me raportet me KEK-un dhe Qeverinë. Dhe, së treti, u interesuam nëse ka ndonjë veprim bashkë me Qeverinë në raport me kontratave afatgjatë”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të nisë themelimin e task forcës.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të nisë themelimin e task-forcës, në mënyrë që të ballafaqohet më një problem që do të jetë real”, tha ai.

Ndërkaq deputeti tjetër i AAK-së Pal Lekaj theksoi se Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap për kontrata afatgjata, çka sipas tij çmimi i energjisë elektrike mund të rritet.

“Sa i përket vizitës së stome ne ishim që të komunikojmë dhe të informohemi drejt dhe mirë për përgjegjësinë që e ka KEDS-i, sa i përket shtrirjes së rrjetit dhe mirëmbajtjes së rrjetit, që mos të ketë avari dhe këta të përgatiten me kohë. Mirëpo, ajo që morëm si informacion, e tha edhe me të drejtë edhe shefi i grupit parlamentar se KEDS-i është i shqetësuar sa i përket furnizimit me rrymë, pasi Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për kontrata afatgjate, sepse nëse tri ditë ka qenë MW 257 euro, sot është 404 euro. Paramendoje, në ditët në vijim sa mund të shtrenjtohet (rryma), dhe ne lusim qeverinë që të merr hapat e duhur, që të mos të vijë që ne të kemi krizë energjetike”, tha ai/KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori