LAJMI I FUNDIT:

AAK: Demarkacioni duhet të rrezohet sot

AAK: Demarkacioni duhet të rrezohet sot

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media, ka theksuar se Demarkacioni sot duhet të rrëzohet.

“AAK beson se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi, merr epilog me votimin në Kuvend, prandaj edhe beteja për rrëzimin e kësaj marrëveshjeje, sot, duhet të zhvillohet aty.

Kundërshtimi politik e qytetar, për tash e një vit, duke përfshirë protestat, peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve, gazin në Kuvend dhe plot aktivitete opozitare e qytetare, e kanë dhënë efektin e vet dhe sot një numër i mjaftueshëm i deputetëve e kanë kuptuar se marrëveshja është gabim, dhe prandaj vota e tyre do të jetë kundër”, thuhet në komunikatë.


Më tej në këtë komunikatë theksohet se në këto moment vendimtare, përpara votimit të një çështjeje jetike për Kosovën, të gjithë duhet të jemi të matur e të përgjegjshëm, dhe të mos biem pre e presioneve apo provokimeve, por të mos e ndryshojmë votën kundër.

“Demarkacioni duhet të rrëzohet me votën e të gjithë deputetëve, pa dallim partie politike, rajoni, apo etnie. Vota kundër është votë për Kosovën si një dhe e pandashme.

Liderët e shumicës, duhet ta kuptojnë, se shumica e deputetëve dhe e popullit të Kosovës, nuk e mbështesin marrëveshjen e tyre! Kjo është demokracia, prandaj çdo përpjekje e tyre për të prodhuar rezultat tjetër të këtij votimi, është përpjekje për ta futur vendin në qorrsokak, dhe gjithë përgjegjësia do të jetë e tyre”, thuhet në fund të komunikatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori