LAJMI I FUNDIT:

A janë këto modelet e reja të iPod?

A janë këto modelet e reja të iPod?

Me popullaritetin e iPhone dhe projekte të tjera nga Apple, iPod-ët po duket se ngadalë po harrohen.

Së fundmi, në ueb-faqen e Apple është hequr i tërë sektori i iPod, duke bërë të mendojmë se kjo pajisje do të hiqet përgjithmonë nga prodhimi.

Por, para se t’i thuhet lamtumira, kanë “rrjedhur” fotografitë e disenjit të ri të iPod, transmeton Telegrafi.

Dhe, çfarë rikthimi do të ishte, pa një dukje të mahnitshme?


Po që se fotografia është e vërtetë, modelet më të reja iPod Touch, Nano dhe Shuffle janë me ristrukturim të kornizës dhe me mbështjellës shumëngjyrësh. /Telegrafi/