Në 5 vjetorin e implementimit të Programit të Vullnetarizmit Edukativ, organizata TOKA zyrtarisht hap thirrjen për gjeneratën e re të Super Arsimtarëve dhe Super Mentorëve si pjesë e këtij programi.
Ky program është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit, i cili u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin, si dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive.
Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.
Gjatë këtyre 5 viteve, 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë i janë bashkangjitur Programit të Vullnetarizmit Edukativ, si dhe janë formuar 81 Klube të Super Vullnetarëve dhe janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç duke realizuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.
“Për 5 vite, Programi i Vullnetarizmit Edukativ është shtrirë pothujase në të gjitha komunat e Kosovës. Bashkë me shumë të rinj, mësimdhënës e institucione i kemi fuqizuar plot të rinjë e të reja që të jenë zot të vetes e të vendit ku jetojnë. Vullnetarizmi Edukativ është ndër programet e pakta afatgjate që ndodhin në vend dhe jemi shumë të lumtur që kemi arritë të shënojmë 5 vjetorin me shumë storie suksesi ndër vite” – u shpreh Menaxherja e Programit të Vullnetarizmit Edukativ – Hatixhe Zeka.
Në qoftë se keni pasur gjithmonë dëshirën të keni ndikim në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj qoftë si arsimtar/e, qoftë si student/e apo një i ri/ e re, atëherë TOKA ju fton të aplikoni për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e. Kushtet për tu bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e mund t’i gjeni në format e aplikimit në vijim.
Aplikimin për SUPER Arsimtar/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle
Ndërkaq, aplikimin për SUPER Mentor/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Afati për të aplikuar për t’u bërë zyrtarisht SUPER është deri më 22 maj 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje