30 ditë paraburgim për të arrestuarit në aksionin policor antidrogë në Maqedoni
Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit në aksionin e policisë dhe DEA-s amerikane, për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuanë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Aleksandar Ushilkovski, për të cilin opozita pretendon se është shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të kryeministrit Zoran Zaev, si dhe shefi i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski. Së bashku me të tjerët, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal për të shitur 200 kilogramë marijuanë në Greqi.
OBRM-PDUKM tashmë dy ditë e përmend përfshirjen e shoferit të Trajçe Zaevit dhe pyet nëse droga është bartur me furgon në pronësi të kompanisë partnere të familjes Zaev. Kushëriri i kryeministrit u përgjigj përmes Facebook-ut.
“Furgoni i përmendur nga aksioni i MPB-së nuk është pronë e kompanisë së familjes Zaev. Askush nga të arrestuarit nuk është i punësuar në asnjë kompani të familjes Zaev. Unë jam në udhëtim zyrtar që nga 23 marsi në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta zgjeruar punën e kompanive tona, hapjen e tregjeve të reja për prodhimet tona vendore dhe fitimin e partnerëve të ri për bashkëpunim”, deklaroi Trajçe Zaev – biznesmen dhe kushëri i kryeministrit Zoran Zaev
Është e panjohur prej ku vijnë 200 kilogramët marihuanë të konfiskuar, edhe pse janë kryer kontrolle në dy kompani për kultivimin e kanabisit mjekësorë në Prilep dhe Manastir. Nga MPB thonë se pas arrestimeve dhe padive penale, lënda tashmë është në kompetencë të Prokurorisë. Nga Prokuroria nuk duan të zbardhin detaje në këtë fazë të procedurës. Në pyetjen e dërguar pranë Qeverisë nëse do të rishqyrtohet edhe përgjegjësia e ministrit Spasovski pasi u vërtetua se një nëpunës i lartë i policisë është i përfshirë në kontrabandën e drogës, pas skandalit me pasaportat e falsifikuara, prej atje u shprehën se rastet e fundit janë dëshmi se secili mban përgjegjësi për veprimet e veta.
“Aksioni policor është rezultat i menaxhimit të suksesshëm të ministrit Oliver Spasovski me MPB-në. Qeveria pret hetim të shpejtë dhe të hollësishëm nga institucionet kompetente, përgjigje në pyetjet që janë në interes të opinionit dhe veprimit jo- selektiv, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë. Nëse dikush ka vepruar në mënyrë joligjore, duhet të ballafaqohet me përgjegjësi”.
Ajo që deri më tani dihet është se grupi i organizuar kriminel e ka zhvendosur marihuanën nga furgoni me targa të Maqedonisë në furgon me targa greke, pas çka janë nisur në drejtime të ndryshme. Droga është kapur në furgonin grek në rrugën Prilep- Rosoman kurse në makinë në krye me kolonën e automjeteve, ka qenë shefi i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski. Pas tij, në makinë ka qenë Aleksandar Ushlikovski kurse i fundit në kolonë ka qenë furgoni me drogë. Njëkohësisht, në Prilep është kapur edhe vozitësi i furgonit me targa të Maqedonisë, ndërsa në pikën e karburantit në Gjevgjeli është arrestuar edhe i dyshuari i parë D.J nga Strumica./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?