LAJMI I FUNDIT:

3 pjesëtarë të familjes shqiptare vdesin në një aksident në Greqi, shpëton i mituri

3 pjesëtarë të familjes shqiptare vdesin në një aksident në Greqi, shpëton i mituri

Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Greqi, e ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Viktimat dhe i plagosuri ishin pjesëtarë të së njëjtës familje.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugur Xyniada – Domokou, në Greqinë qendrore, pak pa hyrë në autostradë.

I vdekur mbeti shoferi i makinës, 45 vjeç, bashkëshortja e tij 44 vjeçe dhe vajza e tyre 21 vjeçe. I plagosur rëndë ka mbetur djali 18-vjeçar i çiftit.


Sipas raportimeve të mediave greke, ata jetonin në Chalandri të Athinës dhe po udhëtonin drejt Shqipërisë.

Shkaku i aksidentit ka qenë përplasja e kësaj makine me katër pasagjerë, me një automjet-cisternë që transportonte gaz.

Nga autoritetet greke mësohet se përplasja ka qenë e ashpër dhe zjarrfikësve e ekipeve të shpëtimit u janë dashur shumë orë përpjekje për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurin./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori