Situata me virusin korona nuk i pengoi autoritetet e Qytetit të Shkupit që edhe këtë vit të shpallin tender për zbukurimin e kryeqytetit me rastin e Vitit të Ri. Qyteti i Shkupit e shpalli tenderin për zbukurimin e rrugëve, bulevardeve dhe shesheve për Vitin e Ri, në vlerë e cila sipas marrëveshjes është 200 mijë euro.
“Zbukurimi dhe stolisja gjatë festave të Vitit të Ri duhet të jetë në nivel të lartë estetik, në frymën e jetesës moderne, me dizajn bashkëkohor dhe atraktiv, me efekte artistike”, thonë nga Byroja për furnizime publike.
Qytetarët të cilët i anketoi TV21 janë me mendime të ndara në lidhje me dekorimin e kryeqytetit.
“Mendoj se nuk duhet të zbukurohet, më mirë paratë të jepen në qëllime humanitare. Mendoj se nuk është e nevojshme, çdokush mund ta dekorojë shtëpinë e tij, për shkak se nuk shëtisim shumë nëpër qytet”.
“Të stoliset pak, sipas situatës. Tani është kohë e tillë kur duhet të kursejmë”.
“Korona nuk ka lidhje me stolisjen. Duhet të zbukurohet dhe të jetë bukur. Kush do që të vijë, le të vijë, kush jo, le të ruaj veten. Andaj ekzistojnë maskat”.
“Duhet të stoliset. Pa marrë parasysh se ka korona, duhet të jetojmë dhe të shkojmë përpara”.
Ndërkohë grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit, apelon që këto 200 mijë euro që Shilegov planifikon t’i shpenzojë për stolisjen e qytetit, të shpenzohen për ndihmë në luftën me virusin korona.
TV21 kërkoi përgjigje nga Qyteti i Shkupit nëse mbetet vendimi për stolisjen e qytetit për festat e fund vitit ose këto mjete do t’i riorientojë, por nuk morëm asnjë përgjigje.
Planifikohet që kryeqyteti të stoliset në fillim të dhjetorit. Se a do të organizohet pritje për Vitin e Ri dhe nëse do të mbahet manifestimi Winterland do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend. Vjet zbukurimi i qytetit për festat e fund vitit kushtoi 260 mijë euro. Në shënimin e Viti të Ri që u organizua në sheshin Maqedonia performoi këngëtari Dino Merlin, ndërsa performanca e tij, siç pohoi Shilegov, u pagua me sponzorime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës