LAJMI I FUNDIT:

1,637 raste aktive me coronavirus, SHKK ndalon vizitat familjare, ndërsa nga gastronomët kërkohet t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

1,637 raste aktive me coronavirus, SHKK ndalon vizitat familjare, ndërsa nga gastronomët kërkohet t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17,009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,637.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka thënë se mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit.


Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje,  Milazim Gjocaj.

Ministri po ashtu ka kërkuar nga gastronomët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.

​Zemaj: S’ka masa të reja shtrënguese, gastronomët t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19
Lexo po ashtu ​Zemaj: S’ka masa të reja shtrënguese, gastronomët t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

Ndryshe, po një ditë më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas rritjes së rasteve me COVID-19, janë ndaluar sërish vizitat familjare, vizitat e organizatave joqeveritare dhe vikendet për të burgosurit.

Në njoftim thuhet se kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

Rritja e rasteve me COVID-19, ndalohen sërish vizitat familjare dhe vikendet për të burgosurit
Lexo po ashtu Rritja e rasteve me COVID-19, ndalohen sërish vizitat familjare dhe vikendet për të burgosurit

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të rritet numri i personave të infektuar me coronavirus, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 118 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Kalo në kategori