LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, Veseli, Limaj e Ahmeti, pjesë e listës së sulmuesit të Vllasit

Thaçi, Veseli, Limaj e Ahmeti, pjesë e listës së sulmuesit të Vllasit

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës arrestoi Murat Jasharin, si të dyshuarin kryesor për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi.

Mirëpo, cak i Jasharit dhe grupit të tij, i cili tashmë operon në tri shtete, nuk ishte vetëm Azem Vllasi.


Zeri.info”, nga burime të saj brenda AKI-së, ka mësuar mbrëmë se në këtë listë të “tradhtarëve”, përshiheshin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, lideri i “Nismës”, Fatmir Limaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Tërë këto figura janë përfshirë në këtë listë, pasi që Jashari bashkë me grupin e tij, i ka cilësuar si “tradhtarë të kombit”, me ç’rast planet për vrasjen e tyre janë bërë në Kosovë, në Maqedoni dhe  Zvicër.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, “Zeri.info”, raportoi se atentatori i Vllasit është vëllai i Ismet Jasharit, i njohur si komandant “Kumanova”, dhe i ish-deputetit të BDI-së, Xhemajl Jashari.

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori