LAJMI I FUNDIT:

Çka ofron çerdhja private dhe publike për zhvillimin e fëmijëve?

Çka ofron çerdhja private dhe publike për zhvillimin e fëmijëve?

Fëmijët janë gjëja më e ndjeshme për një familje, për një baba ose për një nënë, ata kanë shumë kujdes, mendojnë ndryshe, sillen ndryshe kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, e sidomos kur ata janë në moshë më të vogël, njofton Telegrafi.

Angazhimet në jetë, puna dhe mos ‘mungesa’ e kohës për përkujdesje detyron përindërit që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në çerdhe apo edhe të paguajnë një ‘Dado’ për tu përkujdesur për fëmijë e tyre.

Angazhimi i një dadoje kushton më shumë por edhe është pak më vështirë për të gjetur një person të përshtatshëm. Por si të veprojnë prindërit, cilado që të jetë zgjedhja e tyre, ata në të shumtën e rasteve si zgjedhe e kanë çerdhen, por cila çerdhe do të jetë? Këto janë disa pyete që sillen në kokat e shumë prindërve dhe që duan të gjejnë një zgjidhje.


Telegrafi sot ka vizituar dy qendra për edukimin e fëmijëve në qytetin e Tetovës, atë privat ‘Rea’ dhe çerdhen ‘Mlladost’ që është në përkujdesje të komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Arsimit. Në qendrën parashkollore për edukim të hershëm fëmijëror ‘Rea’, drejtoresha e kësaj qendre, Qanije Selimi për Telegrafi thotë se ‘në këtë parashkollore për momentin kemi 100 fëmijë, ata vijnë në këtë qendër, qëndrojnë me një orarë tetë orësh. Selimi thotë se ‘qendra parashkollore ‘Rea’ tashmë është duke funksionuar gati dy vite e gjysmë, ajo çka ofrojmë ne në këtë qendër nuk është vetëm që përkujdesemi për fëmijët, por ofrojmë edhe edukim. Përkujdesmi për fëmijët e moshave nëntë mujor deri në moshën parashkollore. Gjatë qëndrimit në çerdhe kanë katër kohë ushqim, duke e përfshirë mëngjesin, pemë, drekën dhe një desert para se të shkojnë në shtëpi. Poashtu gjatë ditës, në bazë të asaj se cilës grupmoshë janë, ofrojmë edhe program të veçantë dhe kemi një kombinim të programit që na ka ofruar ministria dhe programin që punohet në Tiranë, thotë Selimi.

Sipas saj interesimi më i madh është për fëmijët e moshave nga 9 muaj dhe për ata tre vjeçar, ku kemi dy paralele, por edhe grumoshat tjera kemi nga një paralele dhe ne jemi të kënaqur. Një qëndrim me orarë të plotë në çerdhe, kushton 8 mijë denarë apo 130 euro, pasi që kjo çerdhe është me vetëfinancim dhe aty përfshihen të gjithë gjërat si ushqimi, edukimi, por edhe gjërat higjienike, pelenat dhe letrat higjienike dhe të gjthë gjërat e nevojshme për qëndrimin ditor. Kërkesa ka për hapjen e kësaj çerdhe edhe në Gostivar dhe Shkup, por deri më tani ajo mbetet vetëm një plan që ndoshta do të realizohet në të ardhmen.

Ndërsa në anën tjetër nga çerdhja ‘Mlladost’, drejtoresha e kësaj çerdhe, Ramije Dauti thotë se ‘Interesimi është i lartë, duke pasur parasyshë se kemi një numër prej 740 fëmijëve, ku janë pesë lokacione në Tetovë, poashtu kemi edhe në komunën e Tearcës, si në fshatin Nerasht, poashtu edhe Bogovinë, Jegunovcë. Më pas në bashkëpunim me projektin e USAID-it kemi edhe Qendra për Edukim të Hershëm, kemi hap qendra të këtilla në Reçicë, në Falisht, Sellcë dhe shkollën fillore Kirili dhe Metodij, dhe një qendër për fëmijët rom në lagjen Potok.

Sipas saj interesimi i prindërve është shumë i madh pasi që ne kemi edhe një trajtim special të fëmijëve, pasi në çerdhe kemi psikolog, pedagog, mjek. Personelin jemi duke e trajnuar në seminare dhe trajnime të ndryshme. Të gjitha gjërat i bëjmë që fëmijët të jenë të sigurt dhe të ketë një zhvillim të duhur. Kemi një program të pasur, si përvojë, përsosjen e aftësive me semiare, takime me koleg nga Maqedonia, këtu kemi programe për kopshte me kushte, qytetin në syrin e fëmijëve, bonton, familaj dhe vlerat familjare, ekologjia, respektimi dallimeve, multikulturalizmi, higjiena dhe shumë projekte të tjera që e mësojnë fëmijën.

Sa i përket ushqimit kemi një kuzhinë të pasur, gjithmonë mundohemi që tu ofrojmë gjella të ndryshme dhe pemë. Kjo gjë po bëhet çdo ditë, me qëllim që ata të kenë një traditë dhe të mësohen të hanë pemë dhe perime sa më shumë. Ata këtu flejnë dhe kemi dy orare, i pari është katër orësh apo gjysmë dite dhe pagesa është minimale, 806 denarë në muaj dhe qëndrimi tetë orë në ditë kushton 1490 denarë ‘thotë Ramije Dauti, drejtoresha e çerdhes ‘Mlladost’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori