SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e tyre të fundit, Donjet Shkodrën.

Lojtari dikur kishte luajtur për klube të njohura të Evropës dhe tani do të vazhdojë karrierën e tij te Gjilani.


Në karrierën e tij ai ka luajtur me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.

57044336 607103853088908 9196366519448109056 n e1561045886644  1

Tani është bërë zakon që klubi të prezantojë lojtarët në mënyrë të veçantë.

“Po e prezantojmë “bomberin” tonë të ri” – ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Skifterat” aktualisht mbajnë pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app