LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: BMW e konvertueshme nga Seria 2 në vitin e ardhshëm (Foto)

Zyrtare: BMW e konvertueshme nga Seria 2 në vitin e ardhshëm (Foto)

BMW i ka publikuar fotografitë zyrtare të automjetit të konvertueshëm nga Seria 2. Automjeti do të debutojë në panairin e Parisit që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Kjo veturë do të jetë në dispozicion me konfiguracionet 228i, 228i xDrive dhe m235i.

Si rezultat i kësaj, modeli fillestar 228i do të përmbajë motor me benzinë 2.0 l turbo, i cili zhvillon 240 KF, ndërsa për 5.7 sekonda arrin shpejtësinë deri në 100 km/h. Motori është i lidhur me marsh automatik me tetë shpejtësi.


Si shtesë në modelin 228i është sistemi xDrive me tërheqje në të katër rrotat.

Modeli kulmor me shenjën ‘M’ ka motor turbo 3.0 l që zhvillon fuqi prej 320 KF. Ai do të jetë me marsh manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 4.8 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.

Sa i përket dizajnit të jashtëm, ky automjet ka karakteristikat tipike të një veture pa kulm (e konvertueshme) të kësaj marke. /Telegrafi/

bm1 bm2 bm3 bm5 bm6 b,4