Site icon Telegrafi

Zyrtare: Blendi Idrizi vazhdon me Schalken

Foto: fcschalke.com

Schalke ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Belndi Idrizin për të vazhduar kontratën.

Lojtari shqiptar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin gjerman që nga edicioni i ri luan në Bundesliga 2.

Schalke ka bërë të ditur se janë shumë të kënaqur që Idrizi e ka vazhduar bashkëpunimin me ta dhe që dëshmoi nga sezoni i kaluar se mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ta.

Idrizi në anën tjetër ka falënderuar klubin për mundësinë dhe besimin, duke shpresuar që të rikthehet sa më parë në Bundesliga.

“Unë jam mirënjohës të gjithëve te Schalke që treguan këtë besim tek unë. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta shpaguar këtë besim me paraqitje të mira”, ka thënë ai.

Lojtari 23-vjeçar u bashkua me U23 të Schalkes nga Fortuna Köln në janar të vitit 2020. Ai shënoi tetë gola dhe asistoi në tetë të tjerë në 36 ndeshje, përpara se të luante tre herë në Bundesliga në fund të sezonit të kaluar, duke shënuar goli i tij i parë në udhëtim te Eintracht Frankfurt.

Idrizi gjithashtu mori ftesën e parë te Kosova, duke fituar dy ndeshjet e tij të para. /Telegrafi/

Exit mobile version