Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arb Manaj i bashkohet Bandirmasporit

Royal Hastanesi Bandirmaspor ka konfirmuar se ka transferuar Arb Manajn nga rivali Keçiörengücü.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi njoftoi se arriti marrëveshje me rivalin e tyre për huazimin e lojtarit shqiptar.

Manaj do të jetë i huazuar te Bandirmaspor deri në fund të këtij edicioni, duke tentuar që të rris nivelin e tij edhe më tej.

Në sezonin e kaluar, Arbi ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asistime për Keçiörengücü në Ligën e Parë.

Manaj do të vazhdoj të luajë edhe më tej në Ligën e Parë të Turqisë, derisa shpresojnë që të futen në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

Exit mobile version