Të paktën shtatë persona janë lënduar dhe dy tjerë kanë humbur jetën në pjesën qendrore të Donetskut, si pasojë e sulmeve ukrainase që shkaktuan zjarr në një qendër tregtare.

Ky qytet që aktualisht është nën kontrollin ushtarak rus – është bombarduar nga ukrainasit që nga mëngjesi, ka njoftuar Denis Pushilin, guvernatori i mbështetur nga Moska i rajonit të Donetskut, transmeton Telegrafi.


“Që ora 12 e ditës së sotme, armiku ka kryer sulm masiv në qarkun Petrovsky”, ka shtuar Pushilin, marioneta e Kremlinit.

Në anën tjetër, ukrainasit nuk janë deklaruar lidhur me rastin – kurse rusët vazhdimisht akuzojnë Kievin pa dhënë as edhe një provë.

Pamjet amatore shfaqin zjarrin e madh që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Donetsk. /Telegrafi/