Janë barë gati dy vite prej se në bankën e Real Madridit është ulur Zinedine Zidane dhe që nga ajo kohë, ai ka fituar dy herë më shumë tituj se Barcelona.
Francezi erdhi në klub me 4 janar të vitit 2016 në krye t klubit, duke e kthyer Real Madridin në krye aty ku nuk ishte qe një kohë të gjatë.
Vendin që e kishte marr Barcelona, nuk u arrit të thyhet as në kohën e Juande Ramos, as Pellegrinit, e as Mourinhos.
Carlo Ancelotti fitoi katër trofe, numër të njëjtë të trofeve që e kanë fituar edhe katalunasit, prej se te Real Madridi gjendet Zidane.
Ai e zëvendësoi Rafael Benitezin që nuk arriti të bind në klub dhe pas gjashtë muajsh u largua.
Reali ishte në vendin e tretë në kampionat me pesë pikë pas Barcelonës. Në Ligën e Kampionëve ishin kualifikuar për në raundin e 16-të më të mirëve, por në Kupën e Mbretit ishin eliminuar shkaku i inkuadrimit në lojë të Denis Cheryshev.
Zizou e mbylli sezonin duke e fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në kampionit ishin të dytit me një pikë më pak se Barcelona, që po ashtu e kishin fituar Kupën.
Dy tituj për katalunasit dhe një titull për ZZ.
Pas saj erdhën Superkupa e Evropës, Botërori për klube, një kampionat i ftuar dhe përsëri Liga e Kampionëve.
Pesë tituj në një sezon e gjysmë, ndërsa pastaj u fituan edhe Superkupa e Evropës, Superkupa e Spanjës dhe Botërori për klube kundër Gremios.
Gjatë kësaj kohe dhe sukseseve të Zidanes, Barcelona e fito vetëm Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës.
Rezultati aktual është Zidane 8, Barcelona 4. /Telegrafi/