Zhduken dy vajza, një në Viti dhe tjetra në Mitrovicë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për zhdukjen e dy vajzave. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë, ku babai i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Mitrovicë ku po ashtu babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk e din se ku ndodhet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































