Rreth 20 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet ku flitet shqip, jetojnë e veprojnë sot në Norvegji. Në vendin “nordik”, pasardhësit e vikingëve i kanë pritur ngrohtë shqip-folësit më shumë se tri dekada më parë, kur atje migruan gjenerata e parë e mërgimtarëve shqiptarë.
Plot entuziazëm, që zëri i tyre të dëgjohet, shqiptarët në Norvegji në vitin 1987 filluan të transmetojnë program në gjuhën shqipe në një radio stacion atje, që ishte nisma e parë e asaj që në vitin 1992 u pagëzua me një emër të madh, “Radio Rilindja”.
Me vullnetin më të madh për të trashëguar kulturën, gjuhën e traditat shqiptare edhe të gjeneratat e reja, për të kontribuar në promovimin sa më pozitiv të shqiptarëve, për t’u dëgjuar zëri i tyre si në Norvegji, por edhe në mbarë rruzullin tokësor,
Radio Rilindjen në Norvegji me ndihmën e donatorëve, por në mënyrë vullnetare e mbajnë gjallë pesë shqiptar.
Redaktori i kësaj radioje, Metush Bajrami gjatë një interviste për Telegrafin ka folur për historikun e radios, për programin, sfidat e punën e tyre atje, për shqiptarët në Norvegji, periudhën e pandemisë dhe bashkëpunimin me shtetin norvegjez.
Po ashtu, ai foli edhe për periudhën kur nga lufta në Kosovë, raportohej në këtë radio dhe për mbajtjen gjallë të traditave shqiptare atje.
Intervista e plotë:
Telegrafi: Kur është formuar Radio Rilindja në Norvegji dhe nga kush?
Metush Bajrami: Mërgimtarët shqiptarë të gjeneratës së parë që kishin migruar në Norvegji, të entuziazmuar për të pasur një radio shqiptare, filluan një gjë të tillë për herë të parë në vitin 1987. Pra, filluan të transmetojnë program në gjuhën shqipe në radio stacionin e ashtuquajtur të asaj kohe, Radio Paf ku në vitin 1989 do te quhej Radio Holi. Programi në gjuhën shqipe funksiononte nën ombrellën e këtyre Radio stacioneve të lartpërmendura dhe ku për kryeredaktor kishin Dogan Gursel. Në vitin 1992 programi i gjuhës shqipe ndryshon emrin në RADIO RILINDJA dhe vazhdon interpretimin e emisioneve LIVE për çdo të premte në valët e RADIO INTERFM 107,7 MhZ. Nga arkivi kemi të marrë shumë emra që ishin iniciatorë dhe kontribuues të mëdhenj për hapjen e këtij radio stacioni shqiptarë. Ndër ta kishte edhe aktivistë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Rilindja” e cila ekzistonte për disa vite më herët.
Telegrafi: Cili është programi i radios, çfarë transmetohet më shumë?
Metush Bajrami: Radio Rilindja prej fillimit e deri më sot ka një program të pasur me emisione të ndryshme informative, argëtuese, arsimore, edukative, sociale, dokumentare, sportive, politike e fetare. Radio Rilindja ka realizuar mbi 2000 intervista vetëm në 5 vitet e fundit edhe atë, ne studio me prani fizike, përmes platformave Skype, ËhatsApp e Viber, është po ashtu pjesë e organizimeve të shumta me karakter kombëtar, kulturoro -artistike së bashku me SHKSH “Rilindja”e “ILIRIDA”, pjesë e shumë mbrëmjeve argëtuese me artistë të estradave muzikore nga vendlindja dhe organizimeve për ditën e 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, eventeve ne QIKSHN-ë, Shkollë Shqipe dhe së fundmi, Ditës Shqiptare. Jemi momentalisht 5 persona në staf ku Alush Balichi vazhdon të kryej detyrën e përgjegjësit kryesorë pra kryeredaktor së bashku me Metush Bajramin si redaktor, kurse Rexhep Shehu, Fehmi Sejdijaj dhe Enkela Rrokaj janë pjesë e stafit. Gjithçka punohet në forme vullnetare dhe jemi nga të gjitha trojet tona.
Telegrafi: Sa ka ndikuar kjo radio në përkrahjen e shqiptarëve në Norvegji, si zë përmes së cilit ata do të promovoheshin atje për punën e tyre?
Metush Bajrami: Radio Rilindja ishte mjaft aktive, media e zëshme dhe e rëndësishme gjatë luftës në Kosovë, ku shumë korrespodentë raportonin drejtpërdrejt nga fronti, dhe të zëshëm në rrole kyç në prezantimin në formë më të mire të mundshme që popullata të kontribuoj ne fondin “Vendlindja thërret”. Sot, Radio Rilindja vazhdon të jetë informatori kryesorë i ndodhive në Norvegji, promovues i të rinjve tanë në lëmit e tyre profesionale, krijuesve letrarë, marketingun profesional te bizneseve të të afaristëve tanë, përgatitjen e dokumentarëve me karakter kombëtar e arsimor etj. Radio Rilindja në Oslo është fituese e çmimit për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës të ndarë nga Ministria e Diasporës, viti 2016. Sfidat janë nga më se të ndryshme për të pasur një medium të tillë në diasporë sikurse ne kemi Radio Rilindjen, pasi që punohet në mënyrë vullnetare me vetë kontribute dhe të bashkatdhetarëve tanë që na mbështesin në forma të ndryshme. Ne kemi sponsorë të rregullt dhe afaristë që mbështesin mediumin tonë të licencuar dhe regjistruar ne shtetin Norvegjez. Gjithashtu jemi pjesë aktive e seminareve dhe kurseve te ndryshme që vetë shteti norvegjez financon për radiostacionet ku dhe ne nga përfitojmë njohuri të re në teknologji dhe moderim të programeve.
Telegrafi: Sa ka bashkëpunim me shtetin norvegjez komuniteti shqiptar dhe në çfarë fusha është më i përhapur ku bashkëpunim?
Metush Bajrami: Shqiptarët gëzojnë autoritet në Norvegji pasi që tani kemi edhe dy ambasada me diplomat shqiptarë në Norvegji ( Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut) ku po promovohen vlerat kombëtare në bashkëpunim të ngushtë me ente të ndryshme shtetërore. Shqiptarët janë pjesë e politikës dhe kemi shumë aktivistë të dalluar ne disa nga subjektet politike në Norvegji dhe ansambleist në komuna të shumta. Kemi edhe disa klube te futbollit të cilat na përfaqësojnë me dinjitet si psh. Klubi futbollistik “Rilindja” që është në ngritur ne ligen e 4 -tërt dhe ekipi në futsal “Fredrikstad- Prishtina” janë ligën e parë në serien Elitë.
Telegrafi: A ka shkollë për mësimin e gjuhës shqipe për të rinjtë me prejardhje nga shtetet shqiptare që jetojnë në Norvegji?
Metush Bajrami: Në Oslo kemi Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” që ekziston qysh nga viti 1995 dhe punon me një staf te kompletuar prej 4 mësimdhënësve të ndarë në 4 klasa, drejtorit të shkollës dhe ka koordinatorin e saj. Këtë shkollë e frekuentojnë më tepër se 100 nxënës nga viti në vit.
Telegrafi: Si mbahet gjallë fryma shqiptare në Norvegji, sa po ruhet e sa po trashëgohet te të rinjtë shqiptar gjuha e tradita shqipe?
Metush Bajrami: Shqiptarët në Norvegji janë me një numër më të madh me banim në Oslo e rrethinë dhe të tjerët shpërndarë në disa qytete të tjera si psh. Trondheim, Stavanger, Bergen, Kristiansand. Në total parashihet të jemi diku 20 mijë shqiptare duke i përfshirë shqiptarët nga gjitha trojet tona. Pasi që jemi për më tepër se 3 dekada në këtë shtet shqiptarët mundohen t`i ruajnë gjuhën dhe traditën kombëtare. Shqiptarët tani janë të organizuar mirë në Shoqata të ndryshme Kulturoro – Arsimore e Sportive, po ashtu rrjetëzime të ndryshme profesioniste në biznes dhe ne fushat e krijimtarisë. Shumë shqiptarë me ofrimin e ndihmës shtetërore sot posedojnë edhe objektet e tyre sikurse qe janë Qendrat fetare ku në bashkëpunim me qendra kulturore e arsimore organizojnë mbarëvajtjen e mësimit ne gjuhë shqipe, manifestimet si psh.: Festën e 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, 7-8 Marsit. Në forma periodike organizohen edhe koncerte për të rinjtë tanë po ashtu edhe ahengje familjare por ja qe këtë vit gjithçka ishte e zymtë pasi që na kaploi edhe ne pandemia me Covid -19. Vlen të ceket se kanë filluar të organizohen edhe qytetet e tjera në Norvegji në hapjen e shkollave shqipe, kjo po ndodhë falë prindërve që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e tyre amtare ku dhe vetë fëmijët e dëshirojnë me shpirt e me zemër një gjë të tillë dhe dëshira e tyre është që të vizitojnë sa më shpesh që është e mundur, vendlindjen e prindërve të tyre.
Telegrafi: Si është gjendja me COVID-19 në Norvegji?
Metush Bajrami: Norvegjia me të ardhur për herë të pare virusi në këtë vend diku në muajin mars të këtij viti që po e lëmë pas, ndërmori gjitha masat e nevojshme për t`u mbrojtur nga shpërndarja e infeksionit duke sjellë shumë masa strikte dhe rekomandime qe ishin mjafte të pranueshme dhe gjithashtu të realizueshme tek popullata e gjerë. Ajo që vlen te theksohet se me pësimin e mutacionit të Covid -19, Norvegjia ka mbyllur qarkullimin ajror me Britaninë e madhe dhe nuk lejohet asnjë hyrje tjetër që shpie nga Anglia për në Norvegji edhe atë deri më datë 31 dhjetor Nga e diela e kaluar ka filluar edhe dhënia e vaksinave kundër Covid-19 në spitalet e të të moshuarve dhe më pastaj do të vaksinohet stafi mjeksor, policia, ushtria dhe popullata e rëndomtë.
Telegrafi: Sa ka ndikuar pandemia te qytetarët me prejardhje shqiptare atje, duke ditur që mundësitë për të udhëtuar për pushime në vendet e tyre kanë qenë të limituara në këtë kohë të vështirë?
Metush Bajrami: Shqiptarët gjatë pandemisë nuk kanë lëvizur edhe aq dhe pjesa dërmuese ka qenë në Norvegji, veç atyre për raste specifike që kanë udhëtuar. Një numër i madh i shqiptarëve filluan t`i anulojnë rezervimet për pushimet verore sepse mu atëherë, pra ne muajin qershor-gusht ishte kulmi i pandemisë. Me një fjalë ishim të ngujuar dhe duke i zbatuar me plotë ndërgjegjëshmeri masat dhe rekomandimet nga Instituti Shëndetësor Kombëtar i Norvegjisë. Kemi pasur edhe raste me të infektuar po ashtu edhe me fatalitet ( 1 apo dy persona). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë