Site icon Telegrafi

Zemaj: E gjithë bota me u çua nuk mundet me mohu ekzistimin e FARK-ut (Video)

 

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur rreth Forcave të Armatosura ku ka thënë se  këto forca përfshijnë edhe UÇK-në dhe njësitet e mbrojtës territoriale dhe grupet e organizuara të mëhershme.

“Tendencat dhe organizimet për të filluar kanë qenë shumë më të hershme se UÇK. Grupimet kanë filluar prej vitit 1991”, theksoi Zemaj në Rrokum Roll.

Duke treguar për njësitet dhe brigadat , Zemaj tha se nuk kanë qenë 2 emblema në luftën e UÇK-së, duke e përmendur atë të UÇK-së.

“Ahmet Krasniqi ka qenë ministër i Mbrojtjes. Takimi i marrëveshjes së Oslos ka pas për qëllim të unifikojë faktorin politik dhe ushtarak. Nuk e di nëse ka marrëveshje me shkrim por aty është arritur pajtimi me qenë një shtab suprem, që të gjitha grupet të grumbullohen në një njësi dhe të gjitha të kenë një adresë”, tha Zemaj duke treguar edhe flamurin e Brigadës 134 ku poshtë saj shihen shkronjat F dhe A, për cilat Zemaj thotë se janë inicialet e Forcave të Armatosura.

Zemaj më pas  theksoi se jo Xhavit Haliti po e gjithë bota me u çua nuk munden me mohu se ka ekzistuar Ministria e Mbrojtjes e shtabi i përgjithshëm i FARK.

Zemaj në vazhdim tha se janë propozuar amendamentet për Ligjin e Statusit të veteraneve dhe invalidëve te luftës, por qe nuk u votuan nga shumica e subjekteve politike si PDK, AAK e VV./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5-L7DQLkYLE

Exit mobile version