LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se dy raketa balistike kanë vrarë 40 persona dhe 180 tjerë plagosën në Poltava

Zelensky thotë se dy raketa balistike kanë vrarë 40 persona dhe 180 tjerë plagosën në Poltava

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se në Poltava në pjesën qendrore të Ukrainës, dy raketa balistike ruse kanë vrarë 41 persona dhe kanë plagosur 180 tjerë.

Sulmin ka ndodhur në një spital dhe mbi një qendër edukimi – që po konsiderohet si një prej sulmeve më vdekjeprurëse të kryer nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Poltava, rreth 70 milje nga kufirit me Rusinë dhe 200 milje në juglindje të Kievit.


Mjekët kanë arritur të shpëtojnë 25 persona dhe 11 tjerë të nxjerrin nga rrënojat, ka njoftuar ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Një nga ndërtesat e Institutit të Komunikimit është shkatërruar pjesërisht”, tha Zelensky në një video të postuar në platformën X.

“Shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja. Disa prej tyre janë shpëtuar. Të gjitha ekipet e nevojshme janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit”, shtoi presidenti ukrainas.

Gjithashtu theksoi se ka urdhëruar “hetimin e plotë” të asaj që ka ndodhur në qytetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Kalo në kategori