LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëron se Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të sulmojë “çdo pjesë” të Rusisë

Zelensky paralajmëron se Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të sulmojë “çdo pjesë” të Rusisë

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të sulmojë “çdo pikë” të Federatës Ruse që është “burim rreziku” për vendin dhe popullin e tij.

Duke folur në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, presidenti ukrainas, Zelensky, tha se Rusia donte të “shkatërronte” Ukrainën, por lufta “është kthyer në shtëpinë e saj”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Armiku ynë do ta dijë…. se, herët a vonë, një përgjigje ukrainase do të arrijë në çdo pikë në Federatën Ruse që është burim rreziku për jetën e shtetit tonë ose popullit tonë”, tha ai.


Adresimi 13-minutësh me video i Zelensky u regjistrua në zonën kufitare nga ku Kievi nisi inkursionin e tij të befasishëm në Rusi – një pushtim që vazhdon të tronditë Moskën – dhe u publikua për të shënuar 33 vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

Ai gjithashtu njoftoi se forcat ukrainase kishin kryer teste “të suksesshme” të një rakete të re droni dhe e quajti Vladimir Putinin, presidentin rus, një “njeri të sëmurë nga Sheshi i Kuq që vazhdimisht kërcënon të gjithë me butonin e kuq”.

Zelensky vazhdoi: “Dhe ai që donte ta kthente tokën tonë në një zonë tampon duhet të mendojë për të parandaluar që vendi i tij të bëhet një federatë tampon”.

Presidenti ukrainas më pas nënshkroi disa ligje që synojnë Rusinë, duke përfshirë një ligj që ndalon degën e Kishës Ortodokse të Ukrainës në Moskë.

Ukraina ka kërkuar të distancohet nga kisha ruse që nga viti 2014 dhe përpjekjet janë përshpejtuar që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.

Zelensky tha se “kisha ortodokse ukrainase sot po bën një hap drejt çlirimit nga djajtë e Moskës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori