Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, duke thënë se ajo duhet “të ndjejë se çfarë është lufta”.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se sulmet e fundit me rreze të gjatë në objektivat ushtarake ruse kanë qenë efektive.
Megjithatë, ai theksoi se “presioni ndaj Rusisë duhet të rritet në nivele të ndryshme”.
Ai përmendi gjithashtu se ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, aktualisht në një vizitë në Korenë e Jugut, po diskuton shqetësimet për bashkëpunimin e mundshëm të Rusisë me Korenë e Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës.
Ndërkohë, bëhet e ditur se administrata Biden po i kërkon Ukrainës të forcojë ushtrinë e saj duke ndryshuar ligjet për të lejuar rekrutimin nga mosha 18 vjeç në vend të 25, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në mënyrë anonime, tha se Ukraina ka nevojë për më shumë ushtarë për të kundërshtuar ushtrinë e Rusisë ndërsa lufta po i afrohet vitit të tretë.
Zyrtari paralajmëroi gjithashtu se Ukraina nuk është duke rekrutuar apo trajnuar trupa të mjaftueshëm për të zëvendësuar ato të humbura në betejë.
Ndryshe, lufta Rusi-Ukrainë u diskutua gjithashtu në një samit në Suedi të mërkurën, ku morën pjesë liderët e vendeve nordike-baltike dhe Donald Tusk i Polonisë.
Gjatë takimit në Harpsund, kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi se liderët ishin zotuar të rrisin mbështetjen për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e më shumë municioneve.
“Ne kemi një fqinj në nevojë dhe ne duhet ta ndihmojmë”, tha Kristersson.
Siç raportohet, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk propozoi krijimin e një “policie detare” në Detin Baltik për të forcuar sigurinë rajonale, një sugjerim që ai tha se u prit mirë nga liderët e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri