Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim natën e mbrëmshme në Qendrën e Kongreseve Popullore në Bashtepe të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fjalën e tij Presidenti Erdogan e filloi duke përmendur numrin e të rënëve dëshmorë dhe të plagosurve natën e 15 korrikut, kur një grup brenda ushtrisë i lidhur me organizatën terroriste FETÖ tentoi të bëjë grusht shteti, por që u shtyp nga populli.
“Natën e 15 korrikut 237 persona ranë dëshmorë, nga të cilët 170 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Deri në orën 19:00 të kësaj nate kemi 2.191 të plagosur. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit, durim për të afërmit e të rënëve dhe dëshmorëve ju dhëntë Zoti mëshirë”, është shprehur Erdogan.
Ai në vijim të fjalës së tij ka shtuar se, “Ashtu sikurse kujtojmë dëshmorët e Çanakalasë do të kujtojmë çdo njërin prej dëshmorëve të rënë më 15 korrik. Inshallah emrat e tyre do t’i përmendim me institucionet tona, në të njëjtën kohë do të gdhenden në një përmendore në dalje të urës së Bosforit, në pjesën aziatike. Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë një përmendore edhe në afërsi të rezidencës presidenciale në Ankara, si dhe duke i vendosur emrat e shkollave.”
“Këtë e bën vetëm një qafir”
Erdogan, duke nënvizuar se pjesa më e madhe e sulmeve tradhtare ishin në Stamboll dhe në Ankara, në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Fillimisht sulmuan kryqëzimin mes Xhandarmërisë dhe rezidencës presidenciale dhe më pas sulmuan kryqëzimin në afërsi të xhamisë së rezidencës presidenciale, ku 5 persona mbetën dëshmorë. Vëllezër, këtë nuk mund ta bëjë njeri tjetër për vetëm se një qafir. Një person që thotë ‘un jam musliman, un jam turk’ nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”.
Duke pyetur se si kjo strukturë terroriste është infiltruar në institucionet shtetërore, Erdogan tha: “Ngrihen disa dhe mundohen të na këshillojnë. Fillimisht thonë ‘të shkuara’ dhe më pas jep 9 këshilla. ‘Të shkuara, por për shkak të shkarkimeve nga puna dhe atyre që keni hedhur nga puna jemi të shqetësuar’ thonë. Shikoni punën tuaj. Ju shikoni punën tuaj. Ndërkohë që në vendin tim ka ndodhur një tentativë për grusht shteti, 237 persona kanë humbur jetën dhe 2.191 të tjerë janë plagosur, ndërsa ti bën një ngushëllim dhe 9 këshilla. Këtë mendje mbaje për vete”.
“I’ua kthyem kokës kurthet atyre që na i bënë”
Duke nënvizuar se i kanë prishur dhe hedhur kokës kurthet atyre që u munduan të ju bëjnë atyre kurthe, ai shtoi: ”E gjithë Turqia me 79 milionë banorë dhe 81 qytetet e saj prishi në 20 orë planet e përgatitura prej 40 vitesh dhe llogaritë tinzare 40 vjeçare. Këta punuan 40 vite për të ardhur në një ditë të tillë”.
“Rruga e Turqisë sot është më e hapur se në mëngjesin e 15 korrikut”
”Rruga e Turqisë sot është më e hapur, më e ndriçuar dhe më e bardhë se në mëngjesin e 15 korrikut. Sepse të gjitha gjërat që kemi përjetuar në 3 vitet e fundit u zgjodhën natën e 15 korrikut në atë mënyrë që mund ta kuptojnë të gjithë. Personalisht do të heq dorë për një herë të vetme nga paditë ndaj meje për çdo fyerje dhe arrogancë që më është bërë deri më sot. Mendoj që nëse nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet këtë mundësi nesër populli do të ketë të drejtë të na ngjitet në fyt. Për këtë arsye mendoj që pas kësaj të gjithë qytetarët e Turqisë me në krye politikanët e vendit do të tregohen më të kujdesshëm për këtë rast”, tha presidenti turk.
Erdogan në vijim të fjalës së tij është shprehur se nuk kanë dalë në asnjë moment nga kornizat e ligjeve. ”Nuk kemi dalë në asnjë moment nga korniza e ligjeve dhe kushtetutës. Çdo hap që kemi hedhur, çdo vendim që kemi marrë dhe çdo gjë që kemi realizuar e kemi bërë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet e vendit në fuqi. Po vazhdojmë të bëjmë çdo gjë me Parlamentin, Këshillin e Sigurisë, Këshillin e Ministrave dhe të gjitha ministritë, çdo gjë në përputhje me kushtetutën. Për çdo shkelje apo mangësi që mund të ketë gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme gjithashtu rruga e ligjit është e hapur”.
“E treguan hapur qëllimin e tyre”
Duke theksuar se mund të shihen shumë shembuj në mediat ndërkombëtare ku duket qartë qëndrimi i tyre i lëkundur dhe qëllimi i keq ndaj Turqisë, si dhe mbështetja ndaj tentativës për grusht shteti, Erdogan tha: “Dua që ata të cilët flasin për demokraci dhe sisteme demokratike parlamentare, të vijnë dhe të shohin se si është bombarduar godina e Parlamentit të Turqisë. Nëse kanë qoftë dhe sa një grimcë besimi tek demokracia le të vijnë dhe të shikojnë. Por nuk erdhën. Duke mbështetur puçistët pyesin në televizione se përse nuk më kanë vrarë mua. Ata mbështesin puçistët deri aty sa që ju japin mend. Duke treguar qartë në këtë mënyrë edhe mendimet e tyre. Por duhet të dinë që qëllimi jonë nuk është ai. Ne dolëm në këtë rrugë me qefinë. Nuk kemi asnjë problem në këtë drejtim”.
Presidenti Erdogan më tej në fjalën e tij kritikoi dhe autoritetet në Austri të cilët dhanë urdhër për mos vendosjen e flamurit turk në ballkone nga ata të cilët kërkuan të protestojnë kundër tentativës për grusht shteti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë