LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga marramendëse e Lionel Messit tek Inter Miami, teksa është konfirmuar ‘klauzola Beckham’

Zbulohet paga marramendëse e Lionel Messit tek Inter Miami, teksa është konfirmuar ‘klauzola Beckham’

Është zbuluar paga marramendëse e Lionel Messit tek Inter Miami. Verën e kaluar Messi u largua nga PSG-ja për t’u bërë pjesë e Inter Miamit, me argjentinasin që transformoi menjëherë klubin duke shënuar 11 gola dhe duke bërë katër asistime, drejt fitimit të trofeut të parë në histori të tyre.

Këtë sezon, 36-vjeçari ka pasur një start fantastik të sezonit në MLS, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar dy asistime në pesë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Miami kishte tentuar që ta joshë Messin për largim nga Evropa që prej debutimit të tyre në 2020, teksa pronari i klubit Jorge Mas ishte takuar me babain e Messit për të diskutuar detajet në shtator të 2019.


Sipas revistës Forbes, ani pse paga e argjentinasit tek Miami është shumë më e vogël se sa ajo që i kishin ofruar nga Arabia Saudite (400 milionë euro në vit), ai është ende në mesin e lojtarëve më të paguar në botë.

Jo në MLS - Messi mund të mos jetë as lojtari më i mirë në ekipin e tij
Lexo po ashtu Jo në MLS - Messi mund të mos jetë as lojtari më i mirë në ekipin e tij

Mas kishte pretenduar se Messi do të fitojë mes 50-60 milionë euro në sezon pagë neto. Ai gjithashtu do të ketë mundësinë që të përfitojë edhe më shumë para përmes marrëveshjeve të tij me Apple dhe Adidas.

Ka gjithashtu një klauzolë që njihet me emrin ‘klauzola David Beckham’, e cila i dhuron argjentinasit opsionin për të marrë pronësinë e klubit pa pasur nevojën e blerjes.

Koha se kur Messi do t’i var këpucët në gozhdë nuk është bërë ende e ditur. Ai ka kontratë deri në 2025 në Miami, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori