Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola është lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kampionati Evropian ka sjell shumë gjëra interesante deri më tani, ndërsa faqja zyrtare e Euro 2020 është përkujdesur të na njoftoj me lojtarët më të shpejtë deri më tani.
Lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Euro 2020 është mbrojtësi italian, Leonadro Spinazzola.
🌪️ 𝟯𝟰 𝗞𝗠/𝗛 🌪️
Leonardo Spinazzola – the fastest player recorded in the first round of #EURO2020 matches! ⚡️ #ASRoma pic.twitter.com/wQEeLceJni
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 16, 2021
Shpejtësia e Spinazzolas ka arritur në 33.8 kilometra në orë, duke lënë pas vete shumë emra të njohur të lojtarëve të shpejtë, përcjell Telegrafi.
Pas tij vjen ylli i Manchester Unitedit, Daniel James, i cili ka vrapuar me një shpejtësi prej 33.5 km/h, ndërsa i treti anglezi Raheem Sterling me 33.1 km/h.
⚡ Who will have recorded the fastest speed by the end of #EURO2020? 🤔#EUROmobility | @volkswagen pic.twitter.com/vxK37ffg2n
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 16, 2021
Në vendin e katërt renditet zvicerani Breel Embolo me shpejtësi prej 32.8 km/h, ndërsa Giovanni Di Lorenzo ka arritur shpejtësi prej 32.6 kilometra në orë.
Në Kampionatin Evropian ka edhe lojtar tjerë që shquhen për shpejtësi si Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, por deri më tani ende nuk kanë lëshuar ndonjë ‘sprint’ që vlen të përmendet. /Telegrafi/