LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Inçizimet e Milloshoskit tregojnë se pse duhej të miratohej Ligji për PP-në

Zaev: Inçizimet e Milloshoskit tregojnë se pse duhej të miratohej Ligji për PP-në

Unë në audio inçizimet kam komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mos procedim të rasteve të PSP-së pas qershorit 2017, situatë ku rastet do të ishin rrëzuar nëse Ligji i Prokurorisë Publike nuk do të ishte miratuar, thotë kreu i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev në lidhje me publikimet e audio inçizimeve nga deputetit i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Në një intervistë për “Press 24”, ai vëren se inçizimet janë marrë me siguri në njërën nga takimet e mbajtura gjatë negociatave me grupin e deputetëve të cilët ishin larguar nga OBRM-PDUKM-së.

“Bisedat e paautorizuar janë inçizuar nga disa prej pjesëmarrësve ndërsa diskutohej arsyet dhe nevoja për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Këto ndoshta janë biseda nga takimet e mbajtura me përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitës nga blloku i partive shqiptare, kur ne i bindëm dhe iu sqaruam një grupi prej tetë deputetësh të OBRM-PDUKM-së pse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike”, tha Zaev.


Milloshoski publikon “bombën” e radhës: Zaev ka negociuar vendime me Gjykatën e Lartë
Lexo po ashtu Milloshoski publikon “bombën” e radhës: Zaev ka negociuar vendime me Gjykatën e Lartë

Ai shton se inçizimet e paautorizuar tregojnë pse duhej të miratohej Ligji për Prokurorinë Publike dhe tregon se si ai rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori