LAJMI I FUNDIT:

YouTube shton mbi 60 kanale origjinale në disa vende evropiane

YouTube shton mbi 60 kanale origjinale në disa vende evropiane

YouTube është duke vazhduar shtimin e kanaleve origjinale që të tërhjek më shumë para nga reklamat e ndryshme, me shtimin e linjës programore në vende të ndryshme evropiane.

Një lajmërim në blogun zyrtar të YouTube thotë se “gjeneratë e re e kanaleve origjinale” po lansohen në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe së bashku me kanale të reja në SHBA, vendi ku fillimisht u shfaqën kanalet origjinale në gjigantin e kërkimit.

Sipas AllThingsD, më shumë se 60 kanale të reja po futen në rundin e ri të rritjes. Studio produksioni Endemol, është ndër partnerët e ri që do të futet në Francë dhe Gjermani. Kanalet tjera të reja përfshijnë ChannelFlip dhe MultiVerse, WorldWide’s OnEarth nga BBC si dhe The Jamie Oliver Food Channel.

Tetorin e kaluar YouTube lajmëroi lansimin e 100 kanaleve origjinale, në të cilat shpenzoi rreth 100 milion dollarë.


Një raport tjetër nga blogu i YouTube thotë se 800 milion përdorues tani shikojnë 4 miliard orë nga kanalet me përmbajtje origjinale për çdo muaj, për dallim nga 3 miliard orë në fillim të vitit.

Një tjetër fakt që shërben si arsye e mirë e këtij hapi të YouTube është fakti se partnerët e kompanisë po arrijnë 100,000 nënshkrues në faqet e tyre, 5 herë më shpejtë se dy vjet më parë. /Terlegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Kalo në kategori