Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit po kërkon me çdo kusht transferimin tek Betisi

Real Madridi nuk pritet që të ndajë rrugët me ndonjërin nga senatorët e ekipit gjatë afatit kalimtar veror, ndonëse e njëjta nuk mund të thuhet edhe për lojtarët e tjerë.

Andriy Lunin është lidhur me një largim të mundshëm, ndërsa tani Dani Ceballos duket se po shtyn për një largim nga madrilenët.

Ceballos kishte shumë pak minuta sezonin e kaluar nën urdhrat e Carlo Ancelottit, duke luajtur në më pak se gjysmën e ndeshjeve të Real Madridit, dhe atë nga banka rezervë.

Përkundër kësaj, drejtuesit e klubit nuk janë të etur që ta lënë atë të largohet duke marrë parasysh se pensionimi i Toni Kroos tani ka bërë që të kenë një mesfushor më pak për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Real Madridi ka punë për të bërë për transferimin e dy objektivave kryesore të verës

Ceballos po planifikon që të shtyjë përpara një largim nga ekipi  gjatë javëve në vazhdim dhe sipas Carrusel Deportivo, dëshira e tij është që të rikthehet tek Real Betisi.

Mesfushori spanjoll ishte për shumë vite pjesë e Real Betisit, para se të transferohej në vitin 2017 tek Real Madridi.

Momentalisht është vështirë të thuhet nëse Real Madridi do ta lejojë Ceballos të largohet, por në rast se e bëjnë këtë, ata me siguri do të kërkojnë një shumë të konsiderueshme nga Real Betisi./Telegrafi/

Exit mobile version