Naim Bunjaku, i njohur në publik si Xuxi, është banori më i ri në Big Brother VIP Kosova, pasi iu bashkua garës mbrëmë.
Megjithatë, që në ditën e parë ai ka shkelur menjëherë një rregull, duke dhënë një informacion nga jashtë.
Ai i ka treguar Rezit, për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“E di se e futën në burg Ilir Metën?”, i tha Xuxi, Rezit, derisa ishin të pranishëm edhe banorë të tjerë. Ky i fundit më pas nuk qëndroi i qetë, duke bërë një reagim epik.
“Çfarë ee?? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?”, pyeti Rezi, derisa Xuxi u përgjigj: “Para tre ditësh, SPAK-u”.
“U çfarë lajmi më ke dhënë, e paskan fut në burg Ilir Metën”, u thoshte aktori më pas të tjerëve.
Por, ishte Gresa më pas e cila i tregoi se nuk ka të drejtë të jap informacione nga jashtë, për gabim të cilin Xuxi kërkoi menjëherë falje. /Telegrafi/