Site icon Telegrafi

Xhinset e viteve ’90 janë rikthyer në modë, por a jemi gati për t’i veshur?

Kur bëhet fjalë për trendet, asnjëherë nuk diskutojmë për ndonjë gjë tjetër më shumë sesa për xhinset

Kjo ndoshta buron edhe nga fakti se të gjithë ne u kushtojmë rëndësi shumë xhinseve që veshim, por edhe nga fakti që pothuaj të gjithë e kemi veshjen e menjëhershme të çdo sezoni.

Megjithatë, shumë prej vajzave të njohura të modës ndjekin me shumë interes modelet që propozohen në çdo fillim sezoni, ashtu si tani, kur trendi pranverë–verë 2021 ka nisur të shihet gjithandej.

Natyrisht, vëmendja është përkushtuar edhe te xhinset; prerja, gjatësia, ngjyra – kështu që tema e xhinseve ndez gjithmonë debate.

Vite më parë, industria e modës ishte e ndarë në dysh sa u përket xhinseve: nëse ktheheni pas në kohë, do të kujtoni se shumë prej nesh gati-gati u tronditën kur markat e njohura filluan të propozonin xhinset e ngushta, ato që të gjithë i njohin si “skinny jeans”. Po a “kanë vdekur” ato vërtet?

Tani duhet t’ju paralajmërojmë se do të diskutojmë një tjetër trend të xhinseve që po rikthehet nga vitet ’90 në 2021: xhinset ‘boot-cut’. Modeli që shfaqjen e parë e ka pasur në vitet ’90, tashmë është rikthyer, madje për një pjesë të mirë të zonjave, është rikthyer me shumë nostalgji.

Mbase ndonjë prej jush mendon se nuk mund të “futet” dot në to, por mos u shqetësoni.

Nëse ka diçka që e kaluara na e ka mësuar mirë, është fakti që çdo model, para se të dominojë në industrinë e modës (si shumica e stileve të xhinseve) konsiderohet i diskutueshëm përpara se të pranohet gjerësisht – madje edhe në rastet kur këto modele bëhen të adhurueshme.

Pra, a janë xhinset ‘boot-cut’ dominuese në pranverë–verë 2021? A kemi të drejtë të mendohemi para se t’i shtojmë edhe një herë në gardërobën tonë?

Donna Ida, themeluese e markës xhins “Donna Ida”, jep këtë përgjigje e pyetur për këtë model xhinsesh:

“Pa dyshim që ky vit do të eksperimentojë me modele të ndryshme xhinsesh. Ne i propozuam modelet ‘boot-cut’ në mes të vitit 2020, pas suksesit të modelit ‘të drejtë’ dhe atij ‘me këmbë të gjera’. Të dyja fluturuan nga raftet, madje edhe mes gjithçkaje që po ndodhte (situata e pandemisë). Kishte një etje të pamohueshme për xhinset ‘boot-cut’ përsëri dhe kjo është arsyeja pse vendosëm t’i risjellim edhe këtë sezon pranverë – verë 2021.”

Exit mobile version