Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish të reja ku ajo shfaqet në një stil të guximshëm dhe provokativ.
Në këto imazhe të publikuara së fundmi, Xhensila shfaqet e veshur me një këmishë të shkurtër, e cila thekson si këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara ashtu edhe gjoksin e saj.
E njohur për elegancën dhe sensualitetin në paraqitjet e saj, këngëtarja ka lënë pak vend për imagjinatën në këto foto ku gjoksi i saj atraktiv është i dukshëm, duke shtuar tek ndjekësit një shtresë tjetër të kuriozitetit dhe admirimit.
Interesimi rreth kësaj paraqitjeje nuk është i rastësishëm, sidomos pas lajmeve të fundit që përfshijnë jetën personale të Xhensilës.
Këto fotografi vijnë në një moment të caktuar, vetëm pak kohë pasi (ish) burri i saj, aktori dhe komediani Bes Kallaku, ka lansuar një këngë të re në duet me Eli Malaj, titulluar “Mosmirënjohja”.
Balada e butë dhe ndjesitë që përcjell teksti kanë shtuar spekulimet mes fansave që mendojnë se kjo mund të jetë një dedikim i fshehtë për Xhensilën nën kontekstin e ndarjes së tyre që është bërë bisedë e ditës në mediat rozë.
Pavarësisht këtyre thashethemeve, Xhensila duket se po vazhdon të shkëlqejë në karrierën e saj si këngëtare, duke mbajtur fokusin tek pasioni dhe talenti që ajo përcjell përmes muzikës dhe imazhit të saj. /Telegrafi/