LAJMI I FUNDIT:

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Objektivi kryesor i Barcelonës për javët dhe muajt e ardhshëm është gjetja e një zgjidhje, e cila do t’i lejonte ata të nënshkruajnë lojtarë këtë verë pa asnjë kufizim financiar.

Në mënyrë që kjo të ndodhë, duhet të mblidhet një shumë e konsiderueshme parash, kështu që shitjet do të jenë absolutisht thelbësore.


Sipas mediumit katalanas Sport, një lojtar që Xavi Hernandez dhe Deco kanë rënë dakord të shitet është Robert Lewandowski. 35-vjeçari është një nga lojtarët me pagën më të lartë tek Barcelona, dhe për këtë arsye po synohet shitja e tij.

Javën e ardhshme, Deco do të zhvillojë bisedime me Pini Zahavin, agjentin e Lewandowskit, pasi synojnë të gjejnë një zgjidhje përpara verës.

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Joan Laporta do të jetë gjithashtu i pranishëm, dhe vlen të përmendet se ai dhe Zahavi raportohet se nuk ndajnë një raport të mirë, sepse klienti i tij Hansi Flick refuzoi mundësinë të bëhet trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Xavi beson se Lewandowski nuk do të jetë në gjendje të rikuperojë versionin e tij më të mirë, kështu që do të ishte e arsyeshme shitja e tij për të fituar para, veçanërisht pasi ai po planifikon një ‘revolucion’ në vijën e sulmit.

Një lojtar i cili së fundmi është përfolur për një transferim të mundshëm tek Barça, është ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams, megjithatë momentalisht nuk ka asgjë konkrete./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
Kalo në kategori