Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është takuar me Kanye Westin në Trump Tower.

Muzikanti kishte shkuar në ndërtesën e famshme i shoqëruar nga shumë persona, por me të nuk ishte gruaja e tij, Kim Kardashian.


ka1 1

Pas takimit 15 minutësh në zyrën e Trump, dyshja doli para gazetarëve në hollin e ndërtesës së miliarderit.

“Kemi qenë miq qe një kohë të gjatë. Jeta, ajo që diskutuam”, ka deklaruar Trump.

Gazetarët e pyetën Westin në lidhje me deklaratën e tij të mëhershme se do të garojë për president të SHBA-ve në vitin 2020, por ai ka refuzuar të flasë duke thënë: “Thjesht dua që të më bëni fotografi”. /Telegrafi/