Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve të sontme me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ka thënë se Rusia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje do t’i shpreh pikëpamjet e saj lidhur me çështjen e Kosovës.
“Ajo çfarë është shumë e rëndësishme, e këtë unë ia thashë edhe Putinit se, pa Rusinë dhe pa pëlqimin e Moskës është pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhje”, ka thënë Vuçiq, pas takimit me presidentin e Rusisë.
Ai shtoi se “Rusia në këtë drejtim do të monitorojë përmbajtjen e bisedimeve tona dhe çdo gjë që do të ndodhë dhe me kohë do të reagojë në një mënyrë të caktuar, që nuk do të thotë negociata të drejtpërdrejta, sepse”, siç tha ai, “ato zhvillohen nën patronazhin e BE-së”, përcjell Telegrafi.
“Por, në një mënyrë shumë aktive dhe thelbësore [Rusia] do të merr pjesë në monitorimin e gjithë procesit dhe marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Sidomos ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje”, u tha Vuçiq gazetarëve serbë, që e shoqëruan në vizitën e tij në Moskë.
Ai tha se me Putinin ka pasur një bisedë shumë të gjatë, të hapur dhe të sinqertë.
“Presidenti i Rusisë kishte durim për të dëgjuar të gjithë atë që unë kisha nevojë për t’ia thënë, shpjeguar dhe shpalosur si qëndrime të Serbisë për problemin tonë kryesor, e kjo është Kosova. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi biseduar për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëdhëniet brenda bashkësisë ndërkombëtare. Qëndrimet tona në masë të madhe përputhen”, tha Vuçiq.
Ai shprehu mirënjohjen ndaj Federatës Ruse dhe presidentit personalisht për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë dhe vuri në dukje se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme.
“E përsërita disa herë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis me shqiptarët e Kosovës, por nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme të pranojnë poshtërimin e saj dhe rrënimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare. Ne këtu nuk jemi paraqitur në mënyrë që ta kërcënojmë dikë. E kemi lutur Putinin që si një nga vendet më të rëndësishme dhe më të fuqishme në OKB dhe organizata të tjera të na ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha Vuçiq.
Ai tha se “ne e dimë se kompromisi është ajo që ne duam”, por gjithashtu shprehu skepticizmin e tij, “sepse shqiptarët nuk janë të gatshëm për kompromise thelbësore, kurse edhe më pak të gatshëm janë ata që kanë marrë pjesë në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës”.
“Unë mendoj se lidhur më këtë jemi kuptuar mirë me presidentin Putin”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?