Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë.
Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë.
Sipas tij, viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka identifikuar personat e dyshuar dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.
“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën

“Mu duk më e rrugës ta varrosi diku vetë”, dy të akuzuarit japin versionet e tyre për rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepit

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame