LAJMI I FUNDIT:

“Vota për Egzonin është votë për Kosovën” – Apeli i Ramiz Kelmendit për zgjedhjet e 9 shkurtit

“Vota për Egzonin është votë për Kosovën” – Apeli i Ramiz Kelmendit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i ‘Elkos Group-ETC’, Ramiz Kelmendi, ka bërë thirrje për mbështetjen e djalit të tij, Egzon Kelmendi, i cili është kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma me numër rendor 60, ndërsa lista e koalicionit bart numrin 137.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka uruar që zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 të zhvillohen në përputhje me normat zgjedhore dhe ka ftuar kolegët, bashkëpunëtorët dhe miqtë afaristë që ta mbështesin Egzonin në këto zgjedhje.

“Egzoni është familjar i mirë dhe afarist i ri me prodhimtari të suksesshme që punëson një numër të konsiderueshëm të punonjësve. Andaj, kërkoj që ta mbështesim me votë, për t’i dhënë mundësinë të vazhdojë traditën familjare dhe të jetë zëri i fuqishëm i prodhuesve vendorë”, ka shkruar Ramiz Kelmendi.


Ai theksoi se vota për Egzon Kelmendin është votë për suksesin ekonomik të Kosovës, për një kandidat që do të punojë për ligje që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe nuk do të jetë pjesë e korrupsionit apo aferave të tjera.

“Prezenca e Egzonit si afarist në Parlament është një shembull që duhet ndjekur edhe nga biznesmenë të tjerë, në mënyrë që të krijohen ligje që hapin kapituj të rinj të zhvillimit të vendit”, ka shtuar ai.

Në fund, Kelmendi u shpreh falënderues për mbështetjen që ka marrë ndër vite dhe shprehu besimin se e njëjta mbështetje do t’i jepet edhe Egzon Kelmendit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori