LAJMI I FUNDIT:

Vlora Dumoshi: Drejtuesit e Komunës nuk i ftuan asamblistët e LDK-së në hapjen e bibliotekës

Vlora Dumoshi: Drejtuesit e Komunës nuk i ftuan asamblistët e LDK-së në hapjen e bibliotekës

Vlora Dumoshi, shefe e stafit të kryeministrit, Isa Mustafa ka shprehur gëzimin e saj lidhur me hapjen e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”, por njëkohësisht ka kritikuar udhëheqjen e komunës së Prishtinës, e cila sipas saj, nuk ka ftuar në këtë ceremoni asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.

Lexoni të plotë reagimin e saj në Facebook:

“Fillimisht, shpreh gëzimin e madh që sot do të bëhet hapja e objektit të ri të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në lagjen ‘Dardania’, një projekt i nisur dhe i realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë.


I gëzohem në veçanti kësaj ngjarje, pasi që në cilësinë e drejtoreshës për Kulturë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar me përkushtim të veçantë për realizmin e këtij projekti shumë të vlefshëm për qytetarët e Prishtinës.

Ndërkaq, drejtuesit aktual të Komunës së Prishtinës, sot kanë organizuar ceremoninë e hapjes së Bibliotekës së re, duke mos ftuar asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.

Drejtuesit e Komunës, me këtë qasje joinstitucionale po dëshmojnë përpjekjen permanente për zaptim të meritave të huaja dhe për përfitime politike duke promovuar projektet nga qeverisja e kaluar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori