Me datat 22, 23, dhe 24 Prill, UNICEF Innovations Lab Kosovo organizon edicionin e 5-të të UPSHIFT – punëtorisë për ndikim në shoqëri. Këtë herë punëtoria tre-ditore do të mbahet për të rinjtë e moshës15-24 vjeçare nga Podujeva, Obiliqi dhe Drenasi, përfshirë edhe fshatrat përreth. jesëmarrësit do të mësojnë teknika të ndryshme që përmes metodave inovative të dizajnojnë dhe zhvillojnë zgjidhje për sfidat e ndryshme shoqërore që janë identifikuar nga vet të rinjtë.
Gjithsej 148 projekte janë implementuar deri tani përmes të cilave janë krijuar platforma, produkte, shërbime dhe aktivitete të ndryshme edukative që kanë pasur vlera – shoqërore – qoftë për nga bashkëpunimi që kanë sjellë mes komuniteteve në Kosovë por, edhe për nga – ndikimi qe kanë pasur në shoqëri. Projektet e implementuara deri më tani kanë përfshirë një gamë të gjërë sfidash: nga ndotja ambientit në mundësi edukimi për të rinjtë në shkenca; nga krijimi i mundësive për zhvillim professional në shfaqje teatrale për fëmijë.
Valon Nushi, koordinator në UNICEF Innovations Lab Kosovo thekson se: “UPSHIFT-i dalëngadalë ka filluar të bëhet programi lider në Kosovë për të rinjtë, duke ju dhënë jo vetëm mundësi që të fillojnë projektet e tyre, por në të njëjtën kohë duke i pajisur ata me aftësi të ndryshme mbi identifikimin e sfidave, zhvillimin e prototipeve dhe zgjidhjen e tyre. Për më shumë, të rinjtë gjatë fazës së UPSHIFT-it, por, edhe gjatë implementimit të projekteve, i nënshtrohen disa fazave intensive trajnuese në fusha të Në anën tjetër, Enis Presheva, udhëheqës i proejktit “Say NO to Bullying” (“Thuaj JO Ngacmimeve”) anëtar i ekipit fitues të edicionit të fundit të UPSHIFT-it në Prishtinë, tregon për eksperiencen e tij: “Përvoja në UPSHIFT ishte shumë interesante. Kreativiteti, menaxhimi i kohës, bashkëpunimi, argëtimi ishin pjesë të pandara të kësaj punëtorie. E konsideroj vetën të privilegjuar që më është dhënë rasti të bashkëpunoj dhe të mësoj nga përvojat e profesionistëve për zgjidhjen e problemeve, t’i mësoj metodat efektive që mund t’i përdori edhe në fusha të tjera”.
Ekipi i UNICEF Innovations Lab Kosovo synim primar ka të fuqizojë të rinjtë kosovarë duke i zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e ndërmarrësisë sociale dhe qytetarisë aktive. Drejt shtrirjes së kësaj, ekipi ka filluar kampanjën informuese për këtë edicion me vizita në shkolla, qendra rinore, si dhe fshatrat ku mund të takojnë të rinjtë. Gjatë kësaj periudhe ata do të udhëzojnë të rinjtë përmes punëtorive ditore dhe takimeve jo-formale, fillimisht të identifikojnë dhe të hulumtojnë për sfidat që hasin në komunitetet e tyre. Deri më 14 prill 2016, Laboratori do të mirëpres aplikimet nga të rinjtë e këtyre vendeve, ku pastaj do të përzgjidhen 10 ekipe të moshës 15-24 vjeç për pjesëmarrje në punëtorinë e UPSHIFT.
Gjatë kësaj punëtorie, të gjitha ekipet do të kenë mundësi që të punojnë me mentorë të ndryshëm – ekspertë të fushave të caktuara, si për shembull: menaxherë profesional të projekteve, inxhinierë softuerik, specialistë të komunikimit dhe marketingut, dhe dizajnues grafik dhe të ueb faqeve. Mentorët kanë për qëllim që t’i ndihmojnë, udhëzojnë dhe këshillojnë ekipet përgjatë gjitha fazave të punëtorisë.
Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të financohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar më tutje idenë dhe projektin e Aleksandra Arsic, anëtare e ekipit “Live Puppets” nga Gracanica, është shprehur: “Kjo ishte hera e parë në jetën time që kam marr pjesë në një punëtori të tillë, ku kam mësuar shumë gjëra nga identifikimi i sfidave deri tek proceset e detajuara për të ofruar një zgjidhje për komunitetin tim. Pjesa e shoqërimit dhe bashkëpunimet me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme të Kosovës ishte një kënaqësi e veqantë për ekipin tonë.”
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 14 Prill 2016 dhe të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë duke plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim: bit.ly/upshiftKS
Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjinden në faqen zyrtare të Facebook-ut: www.facebook.com/kosovoinnovations
UNICEF Innovations Lab Kosovo, programi i UNICEF-it i implementuar në bashkëpunim me OJQ ”Rrjeti Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN”, së fundi ka festuar përvjetorin e 5-të në Kosovë dhe mbetet i përkushtuar për mbështetjen dhe fuqizimin e rinisë kosovare.
ëshironi të dini më shumë për UNICEF Innovations Lab Kosovo apo të shprehni mendimin tuaj? Vizitojeni faqen zyrtare te Laboratorit: www.kosovoinnovations.org. Gjithashtu na u bashkangjitni ne:
Facebook: www.facebook.com/kosovoinnovations/
Twittter: www.twitter.com/kosinnovations/
Instagram: www.instagram.com/kosinnovations/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
India heq taksat e importit për disa pjesë të smartfonëve
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Google prezanton "Daily Listen" - një mënyrë e re për të marrë lajme përmes audios
Çfarë mund ta detyrojë Apple të heq dorë nga kornizat e titanit për iPhone 17?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet