LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se varianti Delta i coronavirusit shpërndahet më shpejtë se gripi sezonal.

Vitia ka thënë se qytetarët janë treguar të pakujdesshëm në lidhje me coronavirusin edhe pas marrjes së vaksinave.


“Rreth 7.9% e atyre që kanë marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës kanë rezultuar të infektuar. Kjo ka ndodhur pasi që qytetarët pasi kanë marrë vaksinën janë ndjerë të liruar dhe nuk kanë pritur 10-12 ditë për të fituar imunitetin që formohet pas marrjes së vaksinës”.

Ministri i Shëndetësisë thotë se qysh kur ka ardhur në Kosovë varianti Delta, institucionet kanë marrë masa kufizuese.

Por sipas tij te vendet që nuk kanë imunitet kolektiv, variant delta ka efekt kërcyes dhe shpërndahet shumë shpejt.

Vitia thotë se afërsisht 100 pacientë në ditë janë hospitalizuar në QKUK dhe spitalet regjionale, derisa sipas tij mesatarisht 57 pacientë në ditë janë liruar.

Ministri Vitia ka thënë se janë marrë masa në spitale dhe është siguruar oksigjenimi qendrorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori