Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Osasuna me rezultat të pastër 0-2.
Federico Valverde dhe Marcos Asensio realizuan dy golat në këtë sfidë për Los Blancos.
Por gjiganti madrilen mund të mbetet pa Vinicius Jr për disa ndeshje, pasi kamerat kanë kapur sulmuesin brazilian duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
Sulmuesi brazilian u rrëzua pas një dueli me një mbrojtës kundërshtar, derisa gjyqtari nuk akordoi fare ndërhyrje të palejueshme.
Kjo gjë e acaroi brazilianin i cili shpërtheu në ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesorë dhe në Spanjë kanë zbuluar fjalët që Vini i ka thënë drejt gjyqtarit.
Ganaran la liga, esta escrito. pic.twitter.com/JhpogcKrEb
— Luis Atm (@LuisMan23960831) February 19, 2023
“Shko q** ti bir ku*rve”, ishin fjalët që Vini Jr i tha gjyqtarit Munuera Montero.
Gjyqtari kryesor nuk i dëgjoi në atë moment fjaltë e Vinit, derisa mediat në Spanjë kanë raportuar se brazilianin mund ta pres një dënim me disa ndeshje. /Telegrafi/