LAJMI I FUNDIT:

Vimeo prezanton dizajnin e ri

Vimeo prezanton dizajnin e ri

Sot gjatë ditës, shërbimi i videove-online, Vimeo, ka njoftuar për dizajnin e ri të faqes, të cilën thotë se e ka bërë prej fillimit.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, në dizajnin e ri të faqe është punuar gjatë 12 muajve të fundit, dhe tani kompania ka prezantuar dizajnin e ri në faqe që ta shohin të gjithë.
Dizajni i ri i faqes është krijuar në atë mënyrë që të fokusojë gjithë përmbajtjen e ofruar, ndërsa zyrtarët e saj thonë se kanë pasur tri qëllime për faqen e re.
Qëllimi i parë është vënia më e madhe e fokusit në video, ndërsa së dyti është synuar edhe rritja e shpejtësisë në faqe.
Përfundimisht, faqja ka pasur për qëllim të thjeshtësohet, optimizohet si dhe të ri-organizohet në mënyrë që tu mundësojë përdoruesve të ndajnë përmbajtje, lidhen mes vete si dhe të mësojnë më shumë nga faqja. / Telegrafi /