Moikom Zeqo
Vikingët, kjo racë heroike e skandinavëve, me historitë e bëmat e tyre u bënë të famshëm në shekujt IX e XII të Mesjetës. Ishte një popull që jetonte në komunitete të lira, njëlloj demokracie fisnore kjo.
Pozita dhe kushtet gjeografike të vendeve të Skandinavisë qëndrojnë në themel të ngjarjeve historike që patën rëndësi aq të madhe, veçanërisht për vendet e Evropës Perëndimore, gjatë asaj periudhe që tashmë njihet me emrin Epoka e Vikingëve.
Kërkesat e natyrës i bënë skandinavët jo vetëm bujq detarë, por edhe ndërtues të zotë anijesh.
Një zbulim i shkëlqyer në fushën e lundrimit, barka e skafsheshtë, i bëri skandinavët mjeshtër të vërtetë të detit. Kësisoj, të pajisur me barka të shpejta dhe me veglat e duhura për lundrim, vikingët ishin të gatshëm për t’u futur në atë që do të quhet më vonë Epoka e Vikingëve, ajo periudhë e furishme dhe e turbullt që shkaktoi përmbysje të mëdha jo vetëm në Skandinavi, por në të gjithë Evropën Perëndimore.
Gjetjet e shumta arkeologjike, veçanërisht të varreve kanë ndihmuar për të përcaktuar vendndodhjen e ngulimeve të vikingëve.
Në radhën e dëshmive bëjnë pjesë dhe të famshmet anije të varrosura, që janë gjetur në të gjitha vendet skandinave. Një tjetër gjetje që ndihmon gjithashtu për të hedhur dritë mbi çështjen e ngulimeve është thesari i varrosur, i siguruar gjatë periudhave të luftimeve të ashpra e që për një arsye apo një tjetër është braktisur, e kështu do të vazhdonim me radhë me të tjera relike siç janë gurët “rune”, të ngulitur në dhé që mbajnë mbishkrime me germa të alfabetit të vjetër nordik “Runak”.
Cilët ishin vikingët, këta skandinavë detarë, të cilët papritur dolën në skenën e historisë?
Etnikisht ata ishin teutonë dhe flisnin një gjuhë të tyre gjermanike që quhej “gjuha daneze” dhe ishte e përbashkët për të gjithë skandinavët deri në fundin e Epokës Vikinge, domethënë rreth vitit 1000 të Erës sonë.
Për historinë e vikingëve ka shumë albume, botime të ndryshme, për fatin e mirë në shqip është botuar edhe një libër “Vikingët” përkthyer vite më parë nga Zef Mazi dhe unë jam mahnitur nga çka mësova edhe prej tij.
Falë vlerave shkencore, historike, kulturore, origjinale që libri “Vikingët” bart me vete, botimi i tij në shqip shërben si një dritare e re në bagazhin kulturor enciklopedik për lexuesin shqiptar.
Një informacion i gjerë, frut i një pune intensive dhe të pazakontë të një grupi të përkushtuar ekspertësh nga universitetet dhe muzetë e të gjithë Evropës, nën drejtimin e profesorit të Universitetit të Upsalës në Suedi, Bertil Almgren na shërben të mësojmë më shumë për Vikingët. Së bashku me bujqësinë, llojet e ndryshme të gjuetisë e të peshkimit ishin ndër zanatet më të mirë të Vikingëve.
Gjatë Epokës së Vikingëve popullsia e Skandinavisë përbëhej kryesisht nga bujqit.
Shtëpitë e Epokës së Vikingëve ndërtoheshin kryesisht me lëndë drusore, çuditërisht të ngjashme me njëra tjetrën, çka e dëshmojnë edhe gjurmët e zbuluara nga arkeologët.
Po kështu edhe mbetje e materiale mjaft të shtrenjta të mëndafshta, qëndisje apo punime me grep, me fije ari e argjendi, artikuj prej leshi të punuar me një finesë të pabesueshme të gjetura në varre.
Tri barkat e varrosura të gjetura brenda ose në rrethinat e fjordit të Oslos kanë hedhur më shumë dritë në krahasim me çdo gjetje tjetër anijeje, mbi mënyrat e konstruksionit të barkave vikinge të barkave me vela.
Në poemat që kanë arritur deri në ditët tona që nga fundi i Epokës së Vikingëve si dhe Sagat e Mesjetës hasen shumë emra të ndryshëm për tipe të ndryshme anijesh.
Sidoqoftë këto anije u përkasin dy kategorive kryesore; tregtare e luftarake.
Anija në Ladby, zbuluar më 1936 cilësohet si më e vjetra. Gjithashtu libri “Vikingët” është ilustruar edhe me një numër hartash të rëndësishme origjinale që tregojnë shtrirjen e plotë të bëmave të vikingëve, si pionierë, pushtues dhe kolonë, si në Botën e Vjetër, ashtu dhe në Botën e Re.
Vikingët kanë një lloj mitologjie që ndryshon nga mitologjitë e tjera të popujve evropianë. Këta kanë krijuar dhe figurën e famshme të “Detarit Fluturues”, që nuk gjen prehje asnjëherë, që shpesh herë dëgjojmë të thuhet “historia e holandezit fluturues”.
Por, a ka dëshmi nga zbarkimi i vikingëve në Durrës?
Ka disa të tillë. Ja këtu unë kam riprodhimin e një monumenti të shekullit XI-të, ky ka mundësi të ketë qenë viking, Robert Monteforti quhet. Ka qenë nëndukë i normanëve.
Unë kam shkruar një libër që quhej “Grishja e Florimontit”, ku flas shumë për vikingët, normanët, për popujt nordikë, kurse për rrethimin e normanëve në shekullin e XI-të që kanë rrethuar Durrësin me Robert Guiskardi, Ana Komnena, princeshë e Bizantit ka shkruar librin “Aleksiada”.
Kronika më e veçantë është kjo e shkruar nga Ana Komnena, e cila përshkruan sulmet e normanëve për pushtimin e Durrësit dhe betejën që bëjnë durrsakët për t’iu kundërvënë pushtimit me çdo mënyrë dhe për figurën e një heroi arbëresh që quhej Komiskortes.
Teuta dhe teutonët?
Në histori përmendet thallosokracia, d.m.th. detsundimi, piraterizmi i liburnëve që në shekullin e IX-të p.e.s.
Liburnët zotëronin gjithë detin Adriatik. Me krijimin e shtetit ilir në shekujt IV-III p.e.s., piratët ilirë bëhen të famshëm në gjithë Adriatikun dhe një nga arsyet që u bënë dhe luftërat romako-ilire ka qenë se romakët shqetësoheshin shumë nga piratët ilirë.
Në atë kohë në krye të shtetit ilir ishte Teuta dhe kur i thanë të ndalohej pirateria ajo u përgjigj: “nuk i ndaloj shtetasit e mi që të përftojnë nga deti”.
Në atë kohë pirateria qe një lloj institucioni i kohës, që na kujton institucionin e fuqizimit të vikingëve në Mesjetë.
Bëhet fjalë për shekullin III p.e.s., kurse vikingët u fuqizuan dhe krijuan këtë institucion në shekullin e IX-të dhe X-të shumë më vonë.
Në këtë pikë mund të gjejmë një ngjasi. Sepse, detarët ilirë shpikën dy anije që kanë hyrë në marinën botërore siç është ‘lembe’, çuditërisht e ngjashme me anijen vikinge dhe një anije tjetër liburnide dhe ajo interesante. Ilirët kishin një hyjni të detrave shumë origjinal, quhej Redon. Emri i kësaj hyjnie ka mbetur toponimin në Kepin e Rodonit.
Por, ky ka pasur dhe një rafigurim. P.sh. në një monedhë të Lezhës duket portreti i hyjnisë Redon.
Edhe në monedha të tjera të Lezhës, Shkodrës ekziston figura e anijes dhe delfinit, që tregon se mitologjia detare ka qenë shumë e ngulitur në mendësinë e ilirëve të kohës së Teutës.
Në këtë pikëpamje kemi një paralelizëm midis mitologjisë detare, traditave detare të ilirëve, që janë antike para Krishtit dhe vikingëve në shek. IX dhe XII.
(Botuar në librin “Jetë shqiptare në Norvegji” të Suzana Zyrakas, Onufri, 2005, f.21-24)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Në gjurmë të gazetarisë dhe publicistikës së Sami Frashërit
![MURI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/Zbigniew-Herbert-e1578926413413-780x439.jpg)
MURI
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Arti, e vërteta dhe politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Pinter-780x439.jpg)
Arti, e vërteta dhe politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi