Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot votimin për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Votën e tij e ka dhënë edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili ka shkruar në facebook se Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.


Postimi i Selimit:“Prishtinë - Kodra e Diellit, 14 Korrik Në kuadër të zgjedhjeve të pjesërishme të brëndshme, votova për kryetarin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë, po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë! I uroj Qëndres së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionin Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa kryetarit që do të zgjedhet sot i uroj suksese”, ka shkruar Selimi. /Telegrafi/