Wolverhampton Wanderers ishte shumë pranë transferimit të Enzo Fernandez për 17 milionë funte (19 milionë euro) – vetëm shtatë muaj para transferimit marramendës te Chelsea.
Futbollisti argjentinas e kompletoi transferimin rekord britanik nga Benfica në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit kalimtar për 107 milionë funte (120 milionë euro).
Blutë e thyen rekordin e mëparshëm prej 100 milionë funtesh (112 milionë euro) të mbajtur nga Manchester City që në vitin 2021 ia pagoi Aston Villa për Jack Grealish.
Hola Enzo. 😉 pic.twitter.com/sYtDZ23QQb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 1, 2023
Megjithatë, Fernandez ka mundur të ishte pjesë e një klubi tjetër anglez në fillim të këtij sezoni për një shumë dukshëm më të vogël.
Siç raporton gazetari i talkSPORT, Alex Crook, Wolves ishin shumë pranë transferimit të Enzos nga River Plate për 17 milionë funte (19 milionë euro).
Let’s hear from Enzo! 💬 pic.twitter.com/vgltbhTu0I
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 2, 2023
Mirëpo, marrëveshja nuk u arrit dhe Benfica e mori mesfushorin për 10 milionë euro dhe tetë milionë të tjera në formë shtesash, derisa klubi argjentinas mbajti 25 për qind të të drejtave ekonomike.
Portugezët i vunë klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës që në afatin e janarit e pagoi Chelsea, teksa 25 për qind e kësaj shume shkoi te River Plate. /Telegrafi/
A message for the Chelsea family! 🤳 pic.twitter.com/ZLkeFZKq8I
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 2, 2023