"Vështirë ndaj Bayernit, por besojmë"

146:"Db Torino 23/02/2016 - Champions League / Juventus-Bayern Monaco / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Massimiliano Allegri-Josep Guardiola 23:"www.imagephotoagency.it
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka përshkruar si të vështirë ndeshjen ndaj Bayern Munichut.
Juventusi ka një disavantazh prej 2-2 nga ndeshja e parë për shkak të golave të Bayernit si mysafir dhe vetëm një fitore i konvenon Bianconerëve për t'u kualifikuar tutje.
“Është shumë e vështirë, por duhet të besojmë në këtë. Kur luani ndaj një prej favoritëve në sistem me dy ndeshje, është e rëndësishme që të lihet gjithçka në ndeshjen tjetër”.
“Jam i kënaqur që Dybala shënoi ndaj Bayernit, përndryshe do të thoshin njerëzit se ai nuk di të luajë në Evropë. Ai shpejt e arrin nivelin e Messit dhe të Ronaldos”, deklaroi tekniku Bianconer. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































