Veseli: Kosovës do t’i japim fuqi të re udhëheqëse dhe lirisë sonë kuptim të ri
![Veseli: Kosovës do t’i japim fuqi të re udhëheqëse dhe lirisë sonë kuptim të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/05/veseli-12-780x439.jpg)
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në hapjen e fushatës elektorale të koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë se qershori është muaji i lavdishëm i kombit tonë dhe do të jetë muaji i bashkimit të qytetarëve për fitoren e madhe të Fillimit të Ri.
“Populli i Kosovës do të qëndroj i bashkuar për hapjen e një shprese të re për qytetarët tanë, për të i hapur rrugë një rrugëtimi të ri dhe një fitoreje të madhe të Fillimit të Ri“, ka thënë Veseli.
Kryesuesi i koalicionit të madh, Kadri Veseli, ka thënë se jemi bashkuar që Kosovës sonë t’i japim një fuqi të re udhëheqëse dhe lirisë sonë t’ia japim një kuptim të ri.
“Qëndrojmë të bashkuar për një shtet tonë krenar, sovran dhe të fortë, që askush nuk mund ta cenoj, por dhe askënd nuk e cenon. Një shtet, që i njeh miqtë, i respekton dhe u qëndron përkrah dhe dinjitoz në bashkëpunim, por di të dalloj dhe kundërshtarët dhe t’i mbaj larg, shumë larg cenimit të lirisë sonë të shenjtë”, ka thënë kreu i PDK-së.
Ai ka thënë se po qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë perëndimore, me demokraci të fuqizuar dhe ekonomi të zhvilluar, ku i riu, punëtori, i ndershmi, i mençuri, i urti dhe i zoti do ta kenë fjalën dhe mundësinë e vendimmarrjes, fatin e së ardhmes së atdheut tonë.
Veseli ka thënë se Fillimi i Ri buron nga ndërmarrësit, që punojnë shumë për të rritur prodhimin e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës.
“Fillimi i Ri, që buron nga bujku ynë, që do të punojë tokën, mbajë familjen dhe edukojë fëmijët e vet akademikë, por që ka nevojë për përkrahjen e shtetit. Fillimi i Ri buron nga të rinjtë tanë, studentët dhe akademikët e rinj, që ëndërrojnë të jetojnë në Kosovën e tyre perëndimore, por kanë nevojë për shans, integrim dhe përgjegjësi për t’u punësuar, vetëpunësuar dhe krijuar vende pune”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se Fillimi i Ri buron edhe nga gruaja jonë e lirë dhe sovrane, që jo vetëm do të jetë e barabartë, por e gatshme dhe e zonja të marrë çdo barrë dhe përgjegjësi për vendin e vet, duke u bërë shtysë e zhvillimit.
“Fillimi i Ri buron nga edukatoret, arsimtarët, profesorët, të gjithë ata mjekë dhe mjeke tona shembullore, që e duan këtë vend, duan kushte më të dinjitetshme pune dhe statusi, por mbi të gjitha duan të kenë rol përgjegjës në zhvillimin e vendit”, ka thënë Veseli.
Në fjalimin e tij, Veseli ka përmendur edhe pensionistët, veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e martirëve dhe dëshmorëve të lirisë, si burim i Fillimit të Ri.
Veseli ka thënë se Fillimi i Ri buron edhe nga ëndrrat e fëmijëve tanë, për t’u rritur të lumtur dhe të sigurt në atdheun e tyre të zhvilluar dhe perëndimor.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmëve u ka thënë se Fillimi i Ri jeni të gjithë ju dhe 11 qershori do të jetë dita e fitores sonë të madhe.
Me 11 qershor do të vendoset kush do ta udhëheq Kosovën të re në sfidat e zhvillimit.
“Do të ju pyes ju të gjithëve këtu sot: A mund ta udhëheq Kosovën tonë një koncept që nuk ka vizion, nuk ka ndjenjë përgjegjësie shtetërore dhe nuk merr vendim? Apo, a mund ta udhëheq Kosovën një koncept që nuk e njeh fare shtetin e Kosovës, flamuri dhe as orientimin dhe miqësinë tonë perëndimore, me SHBA-në dhe partnerët tonë perëndimore? Ju dhe vetëm ju, qytetarë të këtij vendi, nuk duhet ta lejoni këtë!”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një lidership i denjë dhe i aftë, që e do Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, e do dhe mban të shenjtë flamurin e lirisë, flamurin tonë të shenjtë kombëtar dhe e mban të lartësuar në botë flamurin e shtetit tonë.
“Një lidership që i mban shqiptarët të bashkuar dhe nuk i frikëson qytetarët tanë të përkatësive të tjera, si dhe që i trajton ata në mënyrë të barabartë në shtetin tonë të përbashkët”, ka thënë ai.
Veseli ka shtuar se vendi ka nevojë për një lidership që merret me zhvillimin e vendit, në vend të marrjes me vetveten dhe për vetvete, që fuqizon dhe ndihmon të dijshmin, punëtorin dhe të ndershmin, duke mbajtur larg fjalëmëdhenjtë dhe punë paktit.
“Një lidership që më shumë se për vete, mendon për përgjegjësinë që ka ndaj atdheut, sakrificës sonë dje dhe mbi të gjitha punon për të sotmen dhe të ardhmen më të mirë të vendit dhe kombit tonë”, ka thënë Veseli.
Në fjalën e tij para mijëra simpatizantëve, Veseli theksoi se orientimi i koalicionit PDK-AAK-NISMA është tërësisht ekonomik.
Ai tha se do të përkrahen ndërmarrësit dhe do të eliminohet burokracia.
“Rritje ekonomike solide 8 % me synim të qartë pesëfishim të eksporteve, përgjysmë më pak importe dhe dyfishim i të punësuarve në sektorin prodhues”, tha Veseli.
Bujqësia, tha ai, është një prioritet i menjëhershëm.
Dyfishimi i buxhetit për bujqësi, theksoi ai, në mënyrë që të prodhohet më shumë.
Fuqizimi i rolit të gruas dhe rinisë, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të jetë një fokus i veçantë i angazhimit.
“Fuqizimi i rolit të gruas me politika stimuluese për to, për përkrahje për të qenë ndërmarrëse dhe kontribuese në vendimmarrje dhe afarizëm, duke i ikur kurthit të mashtrimit social, që mund të izolojë ato nga ndërmarrësia dhe roli i tyre aktiv në institucione dhe shoqëri”, tha Veseli.
Rinia ndërkaq, potencoi Veseli do të fuqizohet përmes një edukimi profesional, të gatshëm për tregun e punës, por edhe të jetë krijuese e bizneseve dhe vendeve të reja punës.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Fillimi i Ri garanton një reformë të thellë në shëndetësi, ku mjekët tanë do të kenë paga dhe trajtim të dinjitetshëm.
Në këtë mënyrë, tha Veseli, nuk do të ketë nevojë për trajtim jashtë vendit, por shërbimet do të kryhen në Kosovë.
Ai premtoi edhe një herë rritje të pagave për 30 % në sektorin publik dhe kjo do të ndikojë në një administratë më efikase dhe të përgjegjshme.
Veseli po ashtu përmendi edhe rritjen e pensioneve prej 25 % dhe një trajtim meritor dhe të barabartë për personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-1-e1739268964255-780x439.jpg)
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht