LAJMI I FUNDIT:

Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë (Foto)

Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në ditën e parë është pritur në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërparlamentar, i cili ka për qëllim thellimin e marrë ieve bilaterale mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kosova edhe pse është vend i vogël, mund të konsiderohet si model i identitetit, multikulturalizmit dhe i bashkëjetesës. Ne jemi të hapur dhe dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Kosovës duke nxitur investitorët tanë të investojnë në Kosovë”, ka thënë zonja Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi.

Kryepalramentari Veseli ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë për Kosovën gjatë dhe pas luftës, si dhe për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.


“Tani është hapja e një epoke të re të një marrëdhënie me një vend i cili është shembull i zhvillimit ekonomik, në të njëjtën kohë edhe i tolerancës. Kemi të bëjmë me inciativa të drejtpërdrejta në Republikën e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ta sjellin përvojën e tyre dhe në të njëjtën kohë kapitalin në vendin tonë. Shpresoj shumë se në përfundimin e kësaj vizite do të kemi edhe rezultate konkrete që ndërdhen me investime shumë milionëshe në Republikën tonë”, ka thënë Veseli.

Pas takimit me homologen e tij, kryeparlamentari Veseli ka takuar ministrin e shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve në politikën e jashtme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori