LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës

Veseli: Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e Rinisë Demokratike në Gjilan, të cilët janë duke bërë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare.

Kreu i PDK-së tha para të rinjve të PDK-së në Gjilan se në zgjedhje të reja po shkojmë për të fituar Kosova.

“Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës”, ka thënë Veseli.


Ai po ashtu ka deklaruar se Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të PDK-së.

“Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të partisë sonë. Partia Demokratike e Kosovës e ka derën e hapur, promovon të rinjtë si asnjë parti tjetër dhe ofron vizionin më të mirë për të ardhmen e tyre. Sot, ka të rinj që nuk gjejnë dot mundësi në vendin tonë dhe po largohen. Prandaj, do të punojmë edhe më shumë që brezat e rinj mos të largohen, por ta ndërtojnë të ardhmen që meritojnë në Kosovë. Në zgjedhje po shkojmë për të fituar Kosova. Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori