LAJMI I FUNDIT:

Veseli bashkëbisedon me studentët (Foto)

Veseli bashkëbisedon me studentët (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar të martën në Pejë me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” si dhe ka dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kushteve gjatë studimeve dhe për të ardhmen e tyre pas përfundimit të studimeve.

Studentët kërkuan që të kenë më shumë mbështetje institucionale, duke filluar nga bursat që u takojnë dhe hapësirë për punë praktike gjatë pushimeve verore.

Studenti Valmir Zogaj kërkoi që studentët e Pejës të kenë kampua universitar sikur kolegët e tyre në vendet evropiane.


“Kampusi universitar është i domosdoshëm për mësimnxënien tek studentët sepse universitetet më prestigjioze ose universitetet evropiane kanë 5 metra katrorë për 1 student”.

Ndërsa studenti Diedon Morina propozoi futjen e një lënde të re nëpër të gjitha universitetet e Kosovës.

“Në të gjitha universitetet e Kosovës të formohet një lëndë që të merret për vetëdijesimin e tregut të punës, pra më shumë për vetëpunësim”, tha Morina.

Pasi dëgjoi idetë e studentëve, kryetari Veseli tha se propozimet e dhe idetë e tyre do t’i shërbejnë për ndërtimin e platformës së re të zhvillimit ekonomik të vendit, përmes të cilit mund të përmirësohen edhe kushtet e studentëve por edhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Ajo çfarë gjithëve sot po na mundon është kjo të cilën shumica prej jush, në një formë apo një formë tjetër e trajtuat, është mungesa e mjaftueshme e zhvillimit ekonomik e cila do të arrinte ta absorbonte fuqinë punëtore e cila nuk është vetëm fuqi krahu por është edhe inovative”, tha Veseli.

Pas turit të dëgjimit me studentët pejanë, kryetari Veseli ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me qytetarët e komunitetit egjiptas për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë për të ardhmen e tyre në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori